“Referendumi është një “ParaRama Papers””
Disa deputetë të Partisë Socialiste e kanë quajtur referendumin e brendshëm të 9 prillit si shenjë demokracie. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Kundërshtari i vijës aktuale politike, Ben Blushi, paralajmëroi manipulime të mëdha në një referendum që nuk pati fushatë. “Ky referendum është një "PaRama Papers", pasi ka falsifikim për të grabitur mandatin. Ky referendum është një akt i pashembullt. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budallallëqe”, ka thënë Blushi, duke kujtuar se procesi nuk ka monitorues. Në referendum nuk dihet sa do të votojnë, por që ai të jetë legjitim duhet të marrin pjesë më shumë sesa 50%. Ndërkohë ka shumë paqartësi sesa është numri zyrtar i anëtarësisë së PS-së.
Add new comment