Politikë

“Ka nevojë për njerëz të rinj në politikë dhe në institucione"

Postuar në 04 Prill, 2016 15:04

Shqipëria ka nevojë për njerëz të rinj në politikë, gjykata dhe në institucione. Sugjerimi vjen nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ka bërë apel për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse.  “Shumë prej jush ëndërroni të bëheni mjekë jurist arkitektë dhe inxhinierë. Shpresoj që shumë prej jush të futeni në shërbimin publik, si oficer policie, gjykatës madje edhe politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të mirë dhe më të zgjuar të shërbejnë si vendimmarrës në të ardhmen.

Basha nuk është i kontestuar në PD, shkëmbimi i letrave me Ramën pa kuptim

Postuar në 04 Prill, 2016 10:08

Majlinda Bregu thotë se Partia Demokratike është ende në fazën ku vendimet merren pa u diskutuar më parë në forumet e saj dhe shton se kryetari Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet i cënuar nga debati i hapur në parti. "Nevoja që kemi për të diskutuar para se të merren vendime vazhdon të mbetet pritshmëri e pandryshueshme, pavarësisht se kush flet. Asnjë debat apo diskutim yni nuk cenon, jo legjitimitetin e kryetarit të sotëm të PD-së, jo e jo, por as lëndon legjitimitetin e anëtarit më të thjeshtë të PD-së.

Asambleja e NATO-s në Tiranë, thotë Pandeli Majko. Arsye pse KQZ-ja u transferua nga Pallati i Kongreseve

Postuar në 03 Prill, 2016 15:20

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, shkruan në Facebook, në profilin e tij, se Shqipëria pret më 27 maj Asamblenë e NATO-s. Një lajm ky nëse do të besojmë se ajo që thotë Majko është e vërtetë. Në fakt kishte kohë që flitej dhe sipas burimeve nga qeveria, vendimi për transferimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në godinën e dikurshme të Ministrisë së Mbrojtjes, u justifikua pikërisht me këtë arsye: në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Asambleja e NATO-s.  

Porti i Shëngjinit qenka i LSI-së, jo i qeverisë

Postuar në 03 Prill, 2016 14:08

Porti i Shëngjinit paska marrë një çmim ndërkombëtar. Çmimi është i artë dhe ai është dhënë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planfikim strategjik. Çmimin e ka dhënë organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID grup”. Çmimi “Quality Era Award” i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës, Drejtorit të Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.

Qeveria vuan për të mbajtur premtimet, nis shpërndarja e çertifikatave të tokës

Postuar në 03 Prill, 2016 11:56

Dhënia e çertifikatës për tokën bujqësore ishte një nga premtimet afatshpejta të ish-opozitës socialiste, por u deshën afërsisht 3 vjet për të nisur shpërndarja e çertifikatave të para. Nga Novosela kryeministri tregoi edhe sakrificën që bëri qeveri lër ta përmbushur këtë premtim. “Koha që nga dita që kemi marrë këtë zotim është 2 vjet e gjysmë, por, nëse do t’i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata ​që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike.

PS nuk bën pa referendumin, Basha nuk bën pa ndërkombëtarët

Postuar në 02 Prill, 2016 14:36

Në një takim me të rinjtë socialistë ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri i bëri thirrje anëtarësisë për pjesëmarrje masive në referendumin e 9 Prillit, duke folur për një vetidije të lartë demokratike që e çon partinë në këtë referendum. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk harroi t’i kthejë edhe një përgjigje opozitës për qëndrimin që ajo ka mbajtur pas ftesës së Ramës për Bashën. Ai tha se  është opozita që refuzon dialogun duke bllokuar reformën në drejtësi.

Bushati propozon vajzën e Kadaresë për ambasadore të Shqipërisë në OKB

Postuar në 02 Prill, 2016 11:16

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Besjana Kadarene, vajzaën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO. Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ambasada e SHBA zbardh arsyet e refuzimit tw vizës për Prokurorin e Durrësit

Postuar në 02 Prill, 2016 09:47

Zbardhen arsyet përse Ambasada e SHBA në Tiranë refuzoi vizën e kreut të Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana. Në shkresën e ambasadës ngrihen dyshime se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi.  Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA. “Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.

Pyetja që do t'u bëhet socialistëve në referendum

Postuar në 01 Prill, 2016 22:11

PS: Në Statutin e ri u sanksionua që në rast se partia del e para në zgjedhje si subjekt, kryetari qeuhet i mandatuar, pavarësisht si shkojnë negociatata për qeverisjen. 

Franca jep sinjale pozitive për negociatat me BE-në: “Do t’mbështesim, por reformave u duhet shkuar në fund”

Postuar në 01 Prill, 2016 20:25

Franca jep sinjale pozitive për një rekomandim të BE-së për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Harlem Desir, Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane, i cili deklaron se ka ende shpresa për një plus për vendin tonë këtë vit dhe se Parizi zyrtar do të japë mbështetje, por edhe njëherë kjo ndihmë kalon nga puna që duhet të bëjën shqiptarët. “Ka akoma punë që duhen përfunduar, por kur takova kryeministrin Edi Rama munda të konstatoj me të, në cilën pikë progreset e bëra nga Shqipëria në dy vitet e fundit ishin të konsiderueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë