Basha “nxin” qeverinë në takimin me Fajon
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim eurodeputeten Tanja Fajon, e cila ka mbajtur detyrën e Raportueses për Shqipërinë kur vendi ynë përfitoi liberalizimin e vizave. Kreu i opozitës nuk i kurseu akuzat për mazhorancën që sipas tij në mënyrë arrogante ka zhbërë ligjet konsensuale dhe refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Basha tha se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se pa u zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mandatet e deputëtëve Suli e Leskaj nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik. Sipas tij “implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohet por zbatohet dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim as në Shqipëri.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, deklaroi Basha janë jetike për Shqipërinë dhe për këtë kërkoi dhe ndihmën e eurodeputetes Fajon e cila ofroi mbështetjen e plotë duke i konsideruar zgjedhjet e lira të rëndësishme, pikë kyçe për një shtet demokratik.
Add new comment