Politikë
Gjirokastër, akuza për shkelje të ligjit elektoral në fushatë
Kandidati i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka denoncuar edhe njëherë sot përdorimin e aktiviteteve të ndryshme në funksion të fushatës elektorale të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Përmes një njoftim shoqëruar me dy foto, Shehu u bën apel edhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që të mos bëhen pjesë e fushatës duke marrë pjesë në Panarin tradicional “Udhët e Historisë”, për të cilën janë shpërndarë dy ftesa.
“Te nderuar ambasadore, do tju lutesha qe edhe pa dashje te mos beheni pjese e fushates elektorale ne gjirokaster!
"Berlin Plus nuk do ta ndryshojë dot lojën në rajon"
Më 31 maj 2017, në një konferencë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Instituti Aspen në Berlin, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel njoftoi promovimin e një axhende të quajtur"Berlin plus". Konferenca u zhvillua në një sfond paqëndrueshmërie politike në vendet e Ballkanit Perëndimor që duket se kërcënonin paradigmën e hartuar me kujdes në rajon. Konflikti politik ishte i përhapur brenda dhe jashtë institucioneve politike.
PD-ja në fushatë vetëm kundër LSI-së: Do shkarkohen edhe 300 drejtorë nëse shantazhojnë
Kreu i PD-së, Lulzim Bash aka vijuar sot fushatën elektorale në Fier, prej nga ku ka sulmuar sërish LSI-në dhe pushtetin e saj.
“Ankohen se kanë ikur 20-30 drejtorë. Do ikin edhe 300 të tjerë nëse shantazhojnë qytetarët. Koha e mashtruesve po merr fund. Po vjen koha e njerëzve punëtorë të Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë. Republika e vjetër kapitulloi duke nënshkruar refromën kushtetuese dhe zgjedhore”, tha Basha një ditë pas intervistës së ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Edhe me 71 mandate, PS-ja nuk do të qeverisë e vetme
Partia Socialiste po bën fushatë duke u kërkuaar votuesve qeverisjen e vendit vetëm. Në disa dalje rresht, kryeministri dhe deputetë të ndryshëm të saj po u flasin njerëzve për “shansin që ta mbajmë vetëm timonin”. Në intervistën e fundit në Top-Story, Edi Rama akuzoi hapur partitë e vogla si plaçkitëse të shtetit, me një praktikë që sipas tij duhet të marrë fund. Më tej akoma ai ka deklaruar se ministrat e rinj të propozuar nga PD-ja, do të jenë në detyrë deri më 26 qershor, nëse PS-ja fiton e vetme 71 mandate.
Ilir Meta shpall fundin e koalicionit me PS dhe akuzon personin Edi Rama: Nuk u bë Shtet, por u bë Qamet
Brukseli apel Tiranës: Mos u nxitoni për hapjen e negociatave
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn i kêshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën e hapjes së negociatave në fund tê këtij viti. Duke u përgjigjur mbi kërkesën e artikuluar nga kryeministrit Rama, se Brukseli duhet të përgatitet pêr hapjen e negociatave me Shqipërinë, komisioneri Hahn ështê shprehur, se kjo mund të arrihet nëse kriteret e vendosura nga Brukseli do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive.
Dy video për takimin e Tropojës
Vizita e kryeministrit në Tropojë ka dy video. E para, më poshtë shpërndarë ish-kryeministri Sali Berisha, dhe e dyta nga ERTV. Sa për atë që u tha në monologun e Edi Ramës, më mirë mos e dëgjoni!
Opozitari më i ashpër: Bojkotoni 25 qershorin! Rilindja bëri krime të shumta
Të gjithë kanë hyrë në fushatë. Edhe miku i dikurshëm i Edi Ramës, Kokëdhima. I cili po bën thirrje për bojkot nisur nga fakti se sipas tij, pazari PS-PD e çon Shqipërinë në sundimin e 3-4 njerëzve. Në një fjalë me socialistët e Sarandës, publikuar në faqen e tij në Facebook, Kokëdhima afirmohet si ndoshta opozitari më i madh sot ndaj pushtetit, kur ndër të tjera thotë:
"PS-PD janë gozhda dhe vrima e Shqipërisë. U bënë bashkë për t'u mbrojtur"
Në një mesazh elektoral hedhur dje online, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka cekur disa probleme jo të vogla të vendit. Përtej aspektit pragmatist duhet thënë se fjala e Blushit ka elementë të fortë realistë në një vend që po përjeton karnavalin e vetvetes.
"Mbaj përgjegjësi për listën. Do marr vendime edhe më të vështira". Asnjë fjalë për koalicionet
Ka ndryshuar tonin e të folurit, ankohet për mediat, kritikon pyetjet. Por duket më i vendosur. Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka deklaruar në emisionin "Opinion" se ai është gati të marrë vendime edhe më të vështira sesa largimi i disa personaliteteve nga lista e kandidatëve. Ai ka deklaruar se do të ketë reforma kushtetuese të thella, diçka që ju mor kryeministrit në marrëveshjen e 18 majit. Basha ka deklaruar se roli i SHBA në këtë që po ndodh është thelbësor. Basha është shprehur se do të marrë përgjegjësitë për listën, duke refuzuar të thotë diçka për koalicionet paszgjedhore.