Gjirokastër, akuza për shkelje të ligjit elektoral në fushatë
Kandidati i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka denoncuar edhe njëherë sot përdorimin e aktiviteteve të ndryshme në funksion të fushatës elektorale të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Përmes një njoftim shoqëruar me dy foto, Shehu u bën apel edhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që të mos bëhen pjesë e fushatës duke marrë pjesë në Panarin tradicional “Udhët e Historisë”, për të cilën janë shpërndarë dy ftesa.
“Te nderuar ambasadore, do tju lutesha qe edhe pa dashje te mos beheni pjese e fushates elektorale ne gjirokaster!
Dikush ka ndruar tekstin e fteses per aktivitetin e neserme qe Ministria e Kultures po perpiqet te organizoje neser ne Libohove, qartesisht si pjese e fushates elektorale te Zj. Kumbaro. Ky aktivitet eshte ne kundershtim me etiken elektorale dhe ligjin. Ai dikushi po perpiqet te perdore emrat tuaj te nderuar. Po ju postoj me poshte dy ftesat e pregatitura per kete event "elektoral". I kerkoj gjithashtu dhe "fondacionit" ne fjale te mos behet pjese e kesaj "loje"”, shkruan Shehu.
Add new comment