Politikë
Partia mbetet brenda familjes me një Mea Culpa kundër Ramës
Monika Kryemadhi është zgjedhur kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Siç ishte njoftuar më herët, Konventa e kësaj partie ka formalizuar rotacionin mes saj dhe Petrit Vasilit që e mbajti këtë detyrë vetëm pak javë. Më fjalën e saj ndër të tjera Kryemadhi kërkoi falje për qeverisjen me Rilindjen, duke theksuar se LSI-ja nuk denoncoi hapur dukuritë negative si kultivimi i drogës.
“Sot para jush unë iu kërkoj një falje për vite që kemi qeverisur me rilindjen.
Ne nuk folëm hapur dhe qarte sepse e bëmë këtë në emër të fjalës së dhënë.
Basha bën qingjin e butë, i ankohet ODIHR-it për vjedhjen e zgjedhjeve
Partia Demokratike e Shqipërisë përcolli një njoftim mbi takimin e kryetarit të ngritë të saj, Lulzim Basha dhe drejtuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer. Në këtë takim Basha theksoi se zgjedhjet u vodhën, duke ngritur një pretendim që vetë Partia Demokratike nuk e mbron dot.
Dëgjesa e parë e bashkëqeverisjes, sinjale të 18 Majit edhe pas shtatorit
Fituesit e zgjedhjeve nuk e kanë marrë me ngut riformatimin e kabinetit qeverisës dhe as të ekipit ekzekutiv që do jetë në nivel drejtorish. Kryeministri e ka quajtur periudhë tranzitore deri në shtator kur përfundon mandati i qeverisë aktuale dhe ka paralajmëruar një tur dëgjesash me qytetarët. Jo vetë ai por edhe drejtuesit politik të Partisë do të marrin Ide të vlefshme për të bashkëqeverisur më mirë. Taulant Balla dha dje një sinjal se operacioni i parë do jetë në administratën publike.
"Në Shqipëri ekziston rreziku i vendosjes së një regjimi personal të Edi Ramës"
Paskal Milo, aleat i përhershëm i Edi Ramës dhe PS-së përveç këtyre zgjedhjeve, ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli” ku zbulon frikën e tij nga fitorja e fundit elektorale e socialistëve. Sipas Milos, kryetar i Partisë Demokracia Sociale – historian me profesion – ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Shqipëri.
Luan Malltezi jep garanci që nuk dihet nga vijnë: Detyrimi për të votuar do të jetë me ligj
Luan Malltezi, që mban titullin profesor në lëmin e historisë, i kthehet sot temës së politikës së ditës, duke shkruar në “Gazeta Shqiptare” një opinion për zgjedhjet në Partinë Demokratike. Malltezi nuk sqaron se në çfarë cilësie shkruan për këtë çështje, pasi opinionet janë një komunikim publik, çka lë për pasojë mendimin se ai është pjesë e debatit si përfaqësues i rrethit të ngushtë të Sali Berishës.
Dështimi i Bashës noterizon Berishën si palë në marrëveshjen e 18 majit
Sot u bë publike se dy garuesit për kreun e PD-së, Eduard Selami dhe Astrit Patozi, kanë zhvilluar një takim me Sali Berishën. Ndonëse nuk jepen të dhëna për bisedimet e zhvilluara, është e thjeshtë të kuptohet se takimet kanë patur në vëmendje zhvillimet e fundit në PD, për të cilat duket se Berisha po del si garant.
Bota akademike "refuzon" Shqipërinë që Duam
Kryeministri njoftoi sot se për ata që dëshirojnë të japin kontribut për reformat e pretenduara, ata mund të shkruajnë në një adresë të posaçme. Kryeministri ka marrë shkas nga tre raste që kanë komunikuar me të, pikërisht për këtë qëllim.
Mirëpo nga njëra anë flitet për optimizëm për reformat në vend dhe frymën e re të 25 qershorit, nga ana tjetër raportohet se njerëzit teorikisht të kualifikuar në jurisprudencë, po i rrinë larg institucioneve të reformës në drejtësi.
Juncker letër Ramës: Mandat për reformat. Të vijojë bashkëpunimi me opozitën
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama me rastin e fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit. Një mandat për të vijuar reformat e nisura, kështu e lexon votën shqiptare Juncker, që shton se miratimi i tyre kërkon dialog konstruktiv ndërpartiak. Ai kërkon përpjekje të reja për miratimin e reformës në drejtësi, por edhe në luftën kundër drogës dhe kultivimit të saj. Juncker po ashtu vlerëson marrëveshjen me opozitën, të cilën e konsideron sit ë dobishme për vendin.
Përpjekja për ta bërë lider ka vetëm një autor (Video)
Genc Ruli, një figurë e vjetër në PD sheh Sali Berishën si njeriun që qëndron pas përpjekjes për të mbajtur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Ai thotë se ky perceptim ishte krijuar edhe në 2013-ën në garën që Basha pati me Sokol Olldashin, menjëherë pas dorëheqjes së Berishës. Në një intervistë për ABC News Ruli thotë se në 2013 u përdorën anëtarësime nga njerëz të LSI-së për të shtuar vota në mbështetje të Bashës. Kjo për shkakun se ai ishte i parapëlqyeri i Sali Berishës.
Legalizohet gara e porositur Basha-Selami
Ashtu siç pritej kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit në garën për kyetar të kësaj force politike, një dyshe e paketuar nga Berisha për të lënë sërish në krye të PD-së, Lulzim Bashën. Selami u vetëshpall kandidat për kryetar një ditë pasi Lulzim Basha u vetëngri, në një lëvizje të orkestruar nga Berisha.