Përpjekja për ta bërë lider ka vetëm një autor (Video)

Postuar në 03 Korrik, 2017 22:19

Genc Ruli, një figurë e vjetër në PD sheh Sali Berishën si njeriun që qëndron pas përpjekjes për të mbajtur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Ai thotë se ky perceptim ishte krijuar edhe në 2013-ën në garën që Basha pati me Sokol Olldashin, menjëherë pas dorëheqjes së Berishës. Në një intervistë për ABC News Ruli thotë se në 2013 u përdorën anëtarësime nga njerëz të LSI-së për të shtuar vota në mbështetje të Bashës. Kjo për shkakun se ai ishte i parapëlqyeri i Sali Berishës. Ndonëse me shumë vonësë, Genc Ruli është i pari që shtron për diskutim rolin e Sali Berishës për situatën ku ndodhet PD, pasi janë vetë qëndrimet e tij që e kompromentojnë.

Comments

Submitted by Manchester United (not verified) on

Perceptimi eshte ajo qe na duket sikur kapen nga shqisat tona. Pra kur del dielli, ndjejme sikur ka dale dielli, por mund te mos jete e vertete. Se edhe na genjejne shqisat perceptimet.
Ma do mendja Ruli e di mire qe roli i Berishes ne emerimin e Bashes nuk eshte perceptim (flasim per 2013). Se si e ka hallin e nuk del haptazi ta thote nuk e di, por me sa duket kane ngaqe kane ndodhur shume vdekje "misterioze" gjate kohes kur Berisha bente ligjin. Me nje fjale eshte instikti i shpetimit te jetes qe nuk e le Rulin te dale hapur. Ik o Genco e leri keto perceptimet, nqs se ke takat dil hapur, thoje edhe qe mund te rrezikohesh me jeten per shkak te nje fjale, po mos na shit perceptime. Ka ardhur dita te largoni njehere e pergjithmone friken nga hija e Saliut. Per me teper tani edhe te ka ikur mosha, nuk eshte se je ne kulmin e jetes sic ishte Azemi. Behu dhe ti hero si Azemi. Te premtojme se do te varrosim me nderime. Ne fund do themi: u kry Genc!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.