olldashi
Përpjekja për ta bërë lider ka vetëm një autor (Video)
Genc Ruli, një figurë e vjetër në PD sheh Sali Berishën si njeriun që qëndron pas përpjekjes për të mbajtur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Ai thotë se ky perceptim ishte krijuar edhe në 2013-ën në garën që Basha pati me Sokol Olldashin, menjëherë pas dorëheqjes së Berishës. Në një intervistë për ABC News Ruli thotë se në 2013 u përdorën anëtarësime nga njerëz të LSI-së për të shtuar vota në mbështetje të Bashës. Kjo për shkakun se ai ishte i parapëlqyeri i Sali Berishës.
Fotoja e publikuar nga Nano virtual paralajmëron ekzistencën e ditarit sekret të Olldashit
Fatos Nano është vetëm një njeri, por në Facebook gjen me dhjetëra po të kërkosh. Në morinë e profileve që janë krijuar për ish-kryeministrin shqiptar, socialistin liberal, me siguri secili nga krijuesit e llogarive ka krijuar Fatos Nanon që pëlqen, mes tyre ndodhet edhe ai që fiton zgjedhjet e vitit 2005. Ky variant i Fatos Nanos fitimtar që nuk tërhiqet i jep oksigjen edhe nostalgjisë që shfaqet në një nga profilet Nano, ku postohet një foto e ish-kryeministrit me Sokol Olldashin.
Gjoja zgjedhjet në parti: PS-ja, PD-ja, tani sërish PS-ja
Sot, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryetar për një kohë të gjatë edhe i Partisë Demokratike, është marrë me çështjen e demokracisë në Partinë Socialiste. Dy ditë më parë, lexo këtu, “ResPublica” paralajmëroi se një gjë e tillë do të ndodhte, në një formë apo në një tjetër. Berisha shkruan se vendimi për të mos lejuar Ben Blushin të kandidojë është i marrë nga një i sëmurë psiqik dhe është rast unik në botë.