Politikë
Ministri i Jashtëm shprehet optimist pas ditës së dytë të negociatave me homologun grek(video)
Pas përfundimit të takimit me homologun e tij helen Nikos Kotzias, ministri Jashtëm Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët në Korçë ku theksoi se është bërë progres në këto bisedime. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se nuk ka asgjë sekrete, pasi temat janë të ditura, duke thënë se nesër do të jetë po një ditë e rëndësishme.
Blushi tërhiqet nga politika dhe nga LIBRA
Ben Blushi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook dorëheqjen nga drejtimi i LIBRA-s. Blushi, që këto kohë ka patur fërkime verbale me bashkëthemeluesen Mimoza Hafizi, nuk jep arsye politike, por personale për largimin, duke u dorëzuar tërësisht para një vullneti për të votuar banditët, siç thotë ai. Më poshtë deklarata e plotë:
PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.
Zgjidhje që mund të jenë lëshime për hir të Europës
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn është shprehur për agjencinë austriake, APA, se vendet e Ballkanit që kanë probleme kufitare, ose probleme të tjera me njëri-tjetrin, nuk do të pranohen në BE.
Ne sigurisht që nuk do të pranojmë ato vende që kanë çështje të hapura me fqinjët. Konfliktet kufitare si Sllovenia dhe Kroacia nuk mund të ekzistojnë më në Union. Sigurisht Serbia duhet të zgjidhë së pari çështjen me Kosovën dhe pastajnka çështje të hapura mes Serbisë dhe Kroacisë, Malit të Zi dhe Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë
Po negociohet takim Rama-Cipras në prill
Ashtu si në takimin e Kretës edhe në Korçë, bisedimet e ditës së parë në Korçë mes ministrave Bushati e Kotzias janë mbajtur hermetike. Ajo që palët kanë tejkaluar është çështja e varrezave dhe vullneti i shprehur i Athinës për të shfuqizuar ligjin e luftës. Pika më e vështirë ka të bëjë me marrëveshjen e detit, ku mund të ketë një rinegocim të paktit, në thelb pa lëvizur shumë nga kordinatat e marrëveshjes ekzistuese. Por kjo mbetet e pakonfirmuar.
Hahn: Serbia dhe Mali i Zi futen në BE në vitin 2025
Serbia dhe Mali i Zi ka të ngjarë të jenë vendet e ardhshme që do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ndoshta në vitin 2025. Kështu u shpreh në një intervistë për Reuters, Komisioneri Europian për Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn.
Alibia e rrëzuar e ndërhyrjes politike në zgjedhjet e FSHF-së
“UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt”. Kështu është shprehur ndër të tjera drejtori i Komunikimit Pedro Pinto të saj, gjatë një interviste me Top-Channel.
Është një qëndrim formal dhe që ngjan si apel për zbatimin rigoroz të rregullave dhe statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është pjesë e UEFA-s. Kjo është një shenjë e mirë për të gjithë procesin zgjedhor, i cili duhet thënë se po synohet të menaxhohet nën një kontroll absurd të problemeve thelbësore që kanë dalë tanimë në sipërfaqe.
Pikëpyetje edhe mbi shumicën nëse do reformën në drejtësi
“Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses”. Ky është konstatimi i ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me atë që po ndodh me reformën në drejtësi. I pyetur nga gazeta “Dita” ambasadori Lu nuk ka treguar qasje as ndaj qeverisë dhe as ndaj opozitës, por ka treguar se sherri dhe konflikti në fakt u shërben të dyja palëve.
Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhët
Presidenti maedonas George Ivanov nuk ka dekretuar ligjin për përdorimin e gjuhëve që i jep status zyrtar edhe shqipes. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ivanov ka arsyetuar se ligji cenon karakterin unitar të shtetit.
Modestia e pakontrolluar e sistemit të drejtësisë
Ish-kryeprokurori i Arizonës, John Leonardon një nga 8 këshilltarët ndërkombëtar të procesit të Vetting-ut në Shqipëri përfshin jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët si kategorinë më të korruptuar, por edhe policinë. Në një intervistë për portalin amerikan Tucson.com ai thotë se Shqipëria ka “korrupsion të shfrenuar në shumë fusha: Policia, gjyqtarët, prokurorët”.
Agjencia ukrainase: Ditmir Bushati viziton Ukrainën në shkurt 2018
Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati pritet të vizitojë Ukrainën më 22-23 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ukrainase “Interfax” dhe I referohet deklaratave të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.