Modestia e pakontrolluar e sistemit të drejtësisë

Postuar në 17 Janar, 2018 13:05

Ish-kryeprokurori i Arizonës, John Leonardon një nga 8 këshilltarët ndërkombëtar të procesit të Vetting-ut në Shqipëri përfshin jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët si kategorinë më të korruptuar, por edhe policinë. Në një intervistë për portalin amerikan Tucson.com ai thotë se Shqipëria ka “korrupsion të shfrenuar në shumë fusha: Policia, gjyqtarët, prokurorët”.

“Në përgjithësi, ne po shohim se në hetim janë gjyqtarët që marrin ryshfete per akuza te ndryshme duke u paguar për të marrë një palë në çështjet civile; lirimin e të pandehurve që kërkohen për ekstradim, gjyqtarë të cilët kanë pasuri pesë ose gjashtë herë më shumë se ato që fitojnë.

Gjyqtarët në këtë vend, për 10 vitet e fundit apo më shumë, duhet të bënin deklarata per pasurine, por ne e shohim se ata pretendojnë të jetojnë diku ne menyre shumë më modeste”-thekson Leonardon. Sipas tij pastrimi i sistemit të drejtësisë do të marrë minimalisht një 5 vjeçar për të përfunduar.

“Dëgjimet e para kanë gjasa të ndodhin në pjesën e fundit të shkurtit. Ata po supozojnë se ky proces do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është e vështirë të imagjinohet se si do të jetë kur dëgjimet fillojnë, sepse do të jetë më intensive”-shprehet këshilltari amerikan.

http://tucson.com/news/local/steller-column-former-top-az-prosecutor-wor...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.