Politikë

Filogreku Meta dhe gazetari VIP që bëhet lajm për pyetjet që bën (Video)

Postuar në 01 Janar, 2018 20:48

Dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos mund të konsiderohet lajmi i javës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqinë fqinje ku mediat i kushtuan një hapësirë të rëndësishme për shkak edhe të sensibilitetit të çështjes.  

Donald Lu: Akuzat kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 17:43

Ambasadori amerikan është për momentin njeriu ku bashkohen të gjitha fijet e zhvillimeve  politike të dy viteve të fundit në Shqipëri, ku në krye të axhendës është pa dyshim reforma në drejtësi. I angazhuar personalisht për ta çuar përpara këtë proces duke përmendur edhe emra konkretë, Donald Lu ka folur për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Në një intervistë për revistën Mapo ai i quan shumë serioze akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe  thotë se klasa politike në përgjithësi nuk e do reformën në drejtësi.

Prodi: “Turqia, me shumë ndikim, por nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë”

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 16:14

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politike rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk sheh një të ardhme joeuropiane.

Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për "Osservatorio Balcani e Caucaso", Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.

“Çështja “Tahiri” një kërcënim politik për Ramën“

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 16:52

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se çështja e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk është aq e thjeshtë sa duket. Sipas tij ka një kërcënim politik prandaj ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të tregohet i kujdesshëm. Duke analizuar ngjarjet politike të vitit 2017, Ngjela shprehet se Rama gaboi me votën në OKB.

TemaTv

Rasti Rakipi/Zbatim i ligjit apo lojë politike?

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 13:57

Prej disa ditësh, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës ka vënë në lëvizje procesin e heqjes së mandatit për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica.

Arrestime "derrash" do ketë, përgjegjësia do jetë individuale

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 13:21

Ajo që dëgjuam nga kryeministri në konferencën e fundvitit, i cili supozohet se ka informacion më tepër për ccështjet e politikës dhe planeve të partnerëve është se arrestime funksionarësh publikë do kete, pavarësisht nga cili krah politik do jenë.

Meta sqaron lidhjet me Adriatik Llallën

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 22:48

Ilir Meta është përfolur si mentori i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe si të thuash dirigjent i presioneve apo shantazheve politike që formatoheshin në zyrat e Prokurorisë në shërbim të LSI-së.

Një lidhje që vazhdon të qarkullojë në mjegullën që la pas ikja e palavdishme e Adriatik Llallës, të cilin  ambasadori amerikan e damkosi përfundimisht kur tha se ishte personi që kishte refuzuar të hetonte politikanë të lartë. Ndonëse ajo që do kujtohet nga zoti Llalla ishte shtatori i arrestimeve që nuk erdhi kurrë. 

Dekreti për Janullatos

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 21:59

Sqarimetpër dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos kreu i Shtetit, Ilir Meta, i bëri gjatë një interviste në emisionin "Opinion" në Tv Klan. Më poshtë pasazhi video:

Vallen e “muajit të mjaltit” në Ballkan e imponon tjetërkush

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 18:01

Ballkani po kalon një klimë pozitive dhe kjo po konstatohet gjerësisht jo vetëm nga shtypi, por edhe nga qaqet politike që ndjekin zhvillimet. Udhëheqja politike në trekëndëshin, Shqipëri, Greqi, Maqedoni po investohet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një garë me kohën siç thotë gazeta “Rizospastis”, organ i së majtës ekstreme në Greqi, ose thënë ndryshe zëdhënëse e qëndrimeve të Partisë Komuniste.

Asnjë emër, asnjë provë...

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 00:33

Sot ka shkruar për votën e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nuk është hera e parë këto ditë që z. Berisha flet për këtë çështje, por shkrimi i sotshëm pason një serial konspirativ të opozitës që po kërkon të na bindë vetëm për një gjë: Edi Rama është antiamerikan dhe cenon raportet me SHBA-në. 

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/925904694237105

Pages

Subscribe to RSS - Politikë