Prodi: “Turqia, me shumë ndikim, por nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë”
Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politike rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk sheh një të ardhme joeuropiane.
Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për "Osservatorio Balcani e Caucaso", Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.
Sigurisht, Ballkani mund të shikojë nga Lindja, por nuk mendoj se do të ishte konveniente për ta. Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë mirë për këdo, por një bashkim politik Turqi-Shqipëri më duket pak si ëndërr. Marrëdhëniet me Kinën janë gjithashtu pozitive dhe të rëndësishme, por brenda disa kufijve – ato nuk duhet ta ndajnë Europën.
Deklaratat e Ramës do të ishin diçka e re nëse do të pasoheshin me veprime. Por unë nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë që të jenë realistë, as edhe nuk besoj se qytetarët e Shqipërisë i shohin ato. Thënë kjo, sigurisht Turqia është një vend i madh dhe ka një ndikim të madh në Shqipëri, dhe ajo ushtrohet edhe përmes fesë – një mjet që duhet përdorur me shumë kujdes, pasi feja si faktor identifikimi mund të bëhet një faktor ndarës dhe të dalë nga kontrolli. Por mendoj se Shqipëria është një vend europian dhe mendoj se shqiptarët e konsiderojnë veten europianë. Në terma afatgjatë mendoj se ka qartësi. Pjesa tjetër janë gjëra të vogla
shprehet Prodi.
Duke folur për krizën e vitit 1997, ish-kryeministri jep disa konsiderata edhe pse Italia ka humbur rëndësinë e dikurshme në Shqipëri, një vend në të cilin pas viteve ’90 ka patur prezencë më të madhe.
Përgjegjësia direkte e Italisë u mbështet nga veprime pas 1997-ës: investime, marrëdhënie serioze politike dhe duhet ta them – jo një sjellje invasive, siç do të kishin vende të tjera. Kur në verën e vitit 1997 zhvilloheshin zgjedhjet, i ndalova çdo politikani Italian që të bënte fushatë elektorale në Shqipëri pasi doja të shmangia ndërhyrjen në jetën politike të vendit. Në bazë të respektit dhe mosndërhyrjes, ne kemi krijuar një marrëdhënie shumë të fortë miqësie dhe interesash të përbashkëta, me investime të mëdha dhe trëgetësi. Sigurisht, gjatë viteve, ndikimi italian – apo më mirë vëmendje pasi unë nuk e pëlqej fjalën “influencë” – në Shqipëri ka rënë. Flas së pari për vëmendjen politike, pasi marrëdhëniet ekonomike mbeten. Javën e kaluar në Tiranë unë përsërita se ne duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit me Bashkimin Europian, një proces që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që është diçka më shumë sesa marrëdhëniet dypalëshe…
tha ai.
Intervista është marrë disa ditë pas vizitës së tij në Tiranë me rastin e një konferencë të organizuar nga OSBE-ja.
https://www.balcanicaucaso.org/eng/Areas/Albania/Albania-Operation-Alba-...
Add new comment