Politikë
Hapja e negociatave mund të shtyhet
Pas ardhjes nga Gjermania kryeministri Rama pranoi se hapja e negociatave mund të shtyhet përtej qershorit. Marrja e tij në pyetje nga deputetët e parlamentit gjerman tregon se kreu i qeverisë shqiptare nuk gëzon më besimin pa kushte të Berlinit dhe në veçanti të kancelares Merkel.
Vijë e kuqe në Berlin
Vizita e parë e kryeministrit shqiptar menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ishte në Berlin. Ai u takua aty me një sërë personash të rëndësishëm dhe sidomos me kancelaren Angela Merkel. Në të gjitha bisedimet Rama kishte një synim: t'i bindte bashkëbiseduesit të jepnin votën e tyre pro çeljes së negociatave.
Buzëqeshje protokollare dhe parakushte për negociatat
Buzëqeshja e kryeministrit Rama në fotografinë protokollare me kancelaren Merkel nuk pasqyron frymën e takimit që u zhvillua në Berlin. Skepticizmi i Gjermanisë i shprehur edhe në deklaratat e kryetarit të Komitetit për Çështjet e Brendshme në Bundestag, Gynter Krishbaum rezultoi i qënësishmëm. Nga burime mësohet se kancelarja Merkel ka folur për parakushte para se Gjermania të japë votën pro hapjes së negociatave.
Kundër agjendave të treta në Ballkan
Samiti i katër vendeve Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë dhe Rumanisë dha mesazhin se vendet e Ballkanit duhet të përcaktojnë zhvillimet në rajon bazuar në prioritetet e tyre dhe jo nga synimet apo agjendat e të tretëve. Cipas shprehu mbështetjen për perspektivën evropiane të Ballkanit, duke theksuar nevojën për të ndërtuar një vizion evropian "gjithmonë me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian", për reformat dhe fqinjësinë e mirë.
Tendera pa garë dhe 25 mln dollarë nga arka e shtetit
Njeri i afërt me kryeministrin, president i një klubi futbolli dhe ish-qeveritar i rangut të dytë. Safet Gjici i cili ka mbajtur detyrën e prefektit të Qarkut të Kukësit akuzohet se ka përfituar fonde publike në shumën e 25.2 milionë dollarëve përmes kompanive që ka transferuar tek të tretët.
Partia Demokratike pretendon se përmes dy shoqërive të ruajtjes fizike, EUROGJICI SECURITY dhe TONI SECURITY, Gjici ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln nga të cilat 171 pa garë
Zëri i Amerikës zbardh prapaskenat
Po ushtojnë tamburët e suksesit të merituar të Majlinda Bregut që u zgjodh sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati lëshoi sot një deklaratë urimi duke kujtuar ndoshta me këtë rast se zonja Bregu që po mbulohet nga disa media me dafinat e një suksesi që nuk është personal, e ka detyrën një dhuratë nga qeveria shqiptare. Zëri i Amerikës e konfirmon indirekt këtë, kur interpreton se caktimi i Bregut në detyrën në fjalë, ka ardhur si kompromis me Podgoricën zyrtare.
Tusk jep vlerësime, por jo garanci
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka nisur turin ballkanik një javor që do të shërbejë për përgatitjen e samitit të Sofjes më 17 maj. Në fjalën e mbajtur pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Tusk ka shprehur mbështetjen e plotë personal për aspiratën e Shqipërisë, por nuk ka munguar të kujtojë se hapja e negociatave është një process i vështirë dhe me pengesa.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes shmang pasqyrimin e kërkesës për baza ushtarake në Shqipëri
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka shmangur në njofimin zyrtar për vizitën e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, të paraqitjes së kërkesës për vendosjen e bazave amerikane. Në njoftim DAM raporton vetëm për përgëzimet që sekretari James Mattis ka përcjellë për rolin e Shqipërisë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe për kontributin e vendit tonë në NATO.
Ndërron jetë Liri Belishova
Ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare Liri Belishova.ajo është e njohur për opinionin publik shqiptar të para viteve ’90, por edhe brezin më të ri të pas viteve ’90.
Belishova lindi në vitin 1926 në Belishovë të Mallakastrës në një familje të ngritur të krahinës në fjalë.
Bundestagu ngre komision të veçantë për Shqipërinë
Gazeta gjermane tagesspiegel.de zbulon se në gjirin e BE-së ka një debat nëse duhet të fillojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Ajo i referohet diskutimeve në Bundestag dhe konkretisht qëndrimit të kryetarit të Komitetit të Evropës në parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum (CDU),