Bundestagu ngre komision të veçantë për Shqipërinë

Postuar në 23 Prill, 2018 13:48

Gazeta gjermane tagesspiegel.de zbulon se në gjirin e BE-së ka një debat nëse duhet të fillojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Ajo i referohet diskutimeve në Bundestag dhe konkretisht qëndrimit të  kryetarit të Komitetit të Evropës në parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum (CDU),

Në shkrim thuhet se Bundestagu mund të trajtojë Shqipërinë dhe Maqedoninë me dy vendime të veçanta. Sipas saj aktualisht ka shumë debate në BE, nëse koha për bisedimet e pranimit, veçanërisht me Shqipërinë, është e pjekur. Teksa në rastin e Maqedonisë  pritet një zgjidhje për mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë për Shqipërinë ka një listë të gjatë shqetësimesh, ku në veçanti, korrupsioni i shihet si një pengesë për fillimin e bisedimeve të pranimit.

Kryetari i Komitetit të Evropës në Bundestag, Gunther Krichbaum (CDU), e konsideron të parakohshëm hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë. "Së pari dhe më kryesorja, korrupsioni dhe nivelet e larta të krimit të organizuar janë një problem"-theksoi deputeti gjerman, qëndrimet e të cilit kanë hapur jo pak polemika në Tiranë, ku siç thotë gazeta Krichbaum u akuzua për veprime në interes të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Të martën e ardhshme, një grup pune për Ballkanin Perëndimor duan të shohë mundësitë e pranimit të Shqipërisë. Sipas zëdhënësit të Unionit Europian, Florian Hahn (CSU), çdo vend evropian që respekton vlerat thelbësore evropiane mund të aplikojë për t'u bashkuar me BE. "Ne do të shqyrtojmë në detaje nëse Shqipëria është në përputhje me kriteret e nevojshme për fillimin e bisedimeve," tha Hahn për Tagesspiegel.

https://www.tagesspiegel.de/politik/europaeische-union-reifepruefung-fue...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.