Departamenti Amerikan i Mbrojtjes shmang pasqyrimin e kërkesës për baza ushtarake në Shqipëri

Postuar në 23 Prill, 2018 21:41

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka shmangur në njofimin zyrtar për vizitën e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, të paraqitjes së kërkesës për vendosjen e bazave amerikane. Në njoftim DAM raporton vetëm për përgëzimet që sekretari James Mattis ka përcjellë për rolin e Shqipërisë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe për kontributin e vendit tonë në NATO. Njoftim për kërkesën e Shqipërisë për vendosjen e bazave amerikane në Shqipëri u përhap nga Ministria e Mbrojtjes, me gjasë si një shenjë e politikës së vockël për imazh që luhet në Tiranë në kuadër të garës së proamerikanizmit mediatik. Mesa duket kërkesa është injoruar tërësisht duke ja lënë dinjitetin vetëm ëndrrave të pafajshme gjeostrategjike të ministres.

Ndiqni më poshtë komunikimin mes dy ministrave:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.