Kundër agjendave të treta në Ballkan
Samiti i katër vendeve Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë dhe Rumanisë dha mesazhin se vendet e Ballkanit duhet të përcaktojnë zhvillimet në rajon bazuar në prioritetet e tyre dhe jo nga synimet apo agjendat e të tretëve. Cipas shprehu mbështetjen për perspektivën evropiane të Ballkanit, duke theksuar nevojën për të ndërtuar një vizion evropian "gjithmonë me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian", për reformat dhe fqinjësinë e mirë.
"Rajoni ynë po kalon një periudhë me sfida të shumta, por gjithashtu me mundësi të rëndësishme"- tha kryeministri grek, Cipras.Duke iu referuar ndërlidhjes hekurudhore, rrugore apo digitale të Ballkanit, kryeministr grek foli për ndërlidhjen e porteve të Detit të Veriut me Danubin dhe lidhjen hekurudhore midis Selanikut, Sofjes Bukureshtit, dhe Beogradit.
Nga ana e tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, këkoi ndihmën e tre vendeve për të hyrë në "autostradën evropiane". "Ne duam që të bëhet anëtare e BE-së dhe pa ju kjo nuk mund të ndodhë"-tha Vucic. Ndërsa kryeministri bullgar, Bojko Borisov, duke folur për procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor kërkoi që këto vende të bëhen pjesë sa më shpejtë e familjes evropiane.
Add new comment