Politikë
Projektligji për Teatrin hyn në procedurë. Kulla në truall publik, Edi Rama shmang firmën e vet
Erion Veliaj shpalli marrëveshjen me artistët, qeveria miraton në mbledhje projektligjin e shumëdiskutuar për Teatrin dhe kullat në zonën përkatëse.
Kjo ka ndodhur dje me shpejtësi të madhe teksa pak orë pasi kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, përdori tre artistë si figurantë në një takim ku u shpall arritja e marrëveshjes, manovra e të cilit është pasuar nga një firmë e zv.kryeministres Senida Mesi e cila firmos prej kohësh në vend të kryeministrit Edi Rama.
Derhemi: Nuk ka marrëveshje, por bisedime. Grup ndërkombëtar për çështjen e Teatrit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka arritur një marrëveshje në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në një postim në profilet e tij, Veliaj shfaqet krah artistëve që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, si regjisori Altin Basha dhe aktorët Arben Derhemi e Alfred Trebicka. Veliaj shprehet se marrëveshja e arritur me artistët është një dritë jeshile për negociatat për një teatër të ri. Detaje në lidhje me këtë marrëveshje nuk dihen ende.
Të thuash "Jo" pa ta kërkuar njeri, esadizmi në versionin zyrtar
Një ditë pasi Brukseli e ngeli në klasë qeverinë shqiptare, gazeta gjermane "Bild" publikon një intervistë me kryeministrin shqiptar duke theksuar se zoti Rama ka vendosur t'i thotë "Jo" Europës për ngritjen e një kampi refugjatësh.
"Qeveria shqiptare hedh poshtë propozimin për ngritjen e qendrave të pritjes për emigrantët dhe refugjatët që duan të arrijnë në shtete e BE"- citohet të ketë thënë Edi Rama.
Një urim të cilit i do gjetur kuptimi
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Europës që shty deri në vitin 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, edhe kështu të kushtëzuara, do të diskutohet shumë dhe në mënyra të ndryshme. Por zyra e BE-së në Tiranë, e drejtuar nga Romana Vlahutin, ka menduar të urojë vendin tonë, pra qeverinë për atë që e quan sukses në rrugën drejt BE-së. përmes një mesazhi në rrjetet sociale, zyra e BE-së uron vendin tonë, duke lexuar si arritje një vendim që në Shqipëri shikohet prej disave si dështim.
Makron: Shqipëria një model që trazon Europën
Rezistenca e Francës kundrejt presionit të Gjermanisë, Greqisë dhe disa vendeve për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë është një bindje e presidentit Makron se BE nuk mund të ecë me zgjerimin para se të zgjidhë çështje kruciale si ajo e krizës së emigrantëve.
Në prill presidenti francez i tha Parlamentit Evropian se reformat e brendshme janë në plan të parë.
Vagon i Maqedonisë
Shqipëria mund të përfitojë hapjen e negociatave për një konjukturë që nuk lidhet drejtëpërdrejtë me përmbushjen e kritereve nga ana e saj, por nga marrëveshja e Greqisë me Maqedonië.
Presioni i Athinës mbi vendet anëtare është rritur pas paktit me Shkupin dhe një "jo" për hapjen e negociatave të Maqedonisë do vinte në diskutim kredibilitetin e Europës përballë një hapi të madh politik për stabilitetin e rajonit.
Basha: Taulant Balla, garancia për eurot e Toyotës (Video)
Lulzim Basha, i cili ishte i pari që paralajmëroi ardhjen në Shqipëri të një makine Toyote dhe një shume të madhe eurosh, tha se deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte garancia për futjen kontrabandë të këtyre parave.
Jo më diskutime me Veliajn
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka deklaruar sot se për çështjen e godinës së institucionit në fjalë nuk mund të diskutojë më me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një deklarate për shtyp, Aleanca, vlerëson se palë në diskutim mund të jetë vetëm nismëtari i ligjit në fjalë dhe jo z. Veliaj.
"Skualifikohet që në Grup" për kampet e refugjatëve që kërkoi vetë
Kryeministri Edi Rama po përpiqet të marrë një fitore të vockël nga zgjidhja jo-shqiptare për krizën e refugjatëve në Europë. Përmes një statusi në Facebook, kryeministri ka orfuar leximin e vet për diskutimet në samitin e fundit të BE-së duke cilësuar se lajmet për kampe refugjatësh janë të rreme dhe të fabrikuara nga ata që ai i quan esadistët e rinj të Shqipërisë.
Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri!
Bllokimi për Shqipërinë, Holanda dhe Franca nuk lëkunden
Franca dhe Holanda vazhdojnë të mbajnë qëndrim të ashpër kundër fillimit të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në përfundim të Konferencës së Sogurisë të mbajtur në Rodos, ministri i Jashtëm, grek, Nikos Kotzias iu referua një letre të përbashkët të 5 vendeve, Gjermanisë - Francës - Holandës - Danimarkës dhe Luksemburgut për problemet me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.