Bllokimi për Shqipërinë, Holanda dhe Franca nuk lëkunden
Franca dhe Holanda vazhdojnë të mbajnë qëndrim të ashpër kundër fillimit të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në përfundim të Konferencës së Sogurisë të mbajtur në Rodos, ministri i Jashtëm, grek, Nikos Kotzias iu referua një letre të përbashkët të 5 vendeve, Gjermanisë - Francës - Holandës - Danimarkës dhe Luksemburgut për problemet me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Tre nga pesë vendet, përkatësisht Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania, u tërhoqën nga ky grup, duke zbutur qëndrimin, ndërsa Hoalnda dhe Franca vazhdojnë të mbajnë një pozicion bllokues. Kotzias vuri duke vënë në dukje se kjo ajo ishte edhe "menuja" kryesore diskutimeve të tij me homologun shqiptar Bushati në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që Shqipëria të marrë një datë për negociatat.
Burime nga qarqet diplomatike greke thanë për Kathimerini se, pavarësisht problemeve, Athina dhe Tirana po punojnë fort për të arritur një marrëveshje ditët e ardhshme mbi Zonën Ekonomike Ekskluzive (ZEE). Më tej është kujtuar se ND. ka kërkuar tashmë depozitimin e dokumenteve për rrjedhën e negociatave Athinë-Tiranë.
Add new comment