Opinion

Drejt Republikës së Pestë

Postuar në 23 Korrik, 2016 14:40

A filloi sot, më 22 korrik 2016, Republika e Pestë e Shqipërisë? Sikur të ishte shkruar së paku edhe një kapitull i tekstit kushtetues, riformatuar sistemi i qeverisjes dhe sikur të ishte shmangur kontrolli politik i partive politike nga sistemi i drejtësisë, unë them që po. Në fakt, është rishkruar vetëm funksionimi i njërit prej pushteteve: Qeverisja dhe disiplinimi i pushtetit të tretë, sistemit të drejtësisë.

“Stalini” brenda Erdoganit

Postuar në 22 Korrik, 2016 14:37

“Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët. 

Reforma u bë, ngrehina mbetet!

Postuar në 22 Korrik, 2016 10:50

Pas 18 muajsh konsultime dhe sidomos investimit & presionit të pashembullt perëndimor ndaj liderëve politikë reforma në drejtësi është duke u kaluar. Me siguri, militantët e palëve do thurin lavde për shefat e tyre. E kanë bërë dhe do ta bëjnë, pasi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por nëse ka një moment turpi në politikën shqiptarë, nëse ka një moment dështimi të elitave politike është pikërisht ky i sotmi: ata nuk janë heronjtë e ditës, ata janë turpi ynë dhe fatkeqësia jonë periodike.

Reforma u miratua – fillon beteja për 71-shin

Postuar në 22 Korrik, 2016 00:16

Në ditët që do të vijnë, ka gjasa të mëdha qe Berisha, Basha etj. të mundohen të bindin publikun, se falë qëndresës së tyre, Rama u tërhoq nga një draft i reformes ne drejtesi, që kishte këtë e atë të keqe.

Kryeministri hije dhe koalicioni në duart e Çezarit

Postuar në 21 Korrik, 2016 22:12

Negociatat maratonë deri në arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi konfirmuan problemet e mëdha politike të koalicionit qeverisës, të cilat dolën në sipërfaqe, si dhe qartësuan peshën dhe rolin e faktorëve politikë në mazhorancë dhe opozitë.

Fundi i palavdishëm i Republikës së Katërt

Postuar në 20 Korrik, 2016 12:01

Në 4 tetor 1958 në Francë lindi Republika e Pestë. Ajo zëvendësoi sistemin parlamentar me atë semi-presidencial, që ekziston edhe sot. Nëse historinë e shtetit modern shqiptar e periodizojmë si të Francës, atëhere mund të thuhet se vendi ka patur katër republika dhe dy mbretëri. Kurse data e imponuar e 21 korrikut 2016 përfaqëson fundin e Republikës së Katërt shqiptare.

Nga Ismail Qemali tek Ahmet Zogu

Referendumi kushtetues, një komardare për Berishën

Postuar në 19 Korrik, 2016 12:28

Nga deklarata e mbrëmshme e Ramës për 94 votat pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan, kuptohet që ai ka marrë garanci nga 64 deputetët e PS-së se do ta votojnë atë. Nga deklarata e Metës në emisionin “Opinion” për  votat e LSI-së që janë në Uashington, kuptohet që 20 deputetët e saj do të votojnë pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan. Për të arritur në shifrën 94 vota, duhen edhe 5 votat e PDIU-së, 1 votë e PBDNJ-së, 2 vota të demokristianëve, dhe 2 vota nga opozita.

"Shekulli": Nuk ndodh qameti më 21 korrik. Komisioni i vettingut, nga qytetarë, si në ShBA

Postuar në 19 Korrik, 2016 10:48

Kryeministri është në rolin e tij kur mbron reformën e tij me shantazhe të tipit “pas dështimit vjen qameti”. Si gazetarë jemi në rolin tonë t’i shfryjmë hiperbolat. Jo, toka s’do të pushojë të rrotullohet pas 21 korrikut. Jo, BE-ja nuk e ka në axhenda, as të hapë e as mos të hapë negociatat me Shqipërinë pas 21 korrikut. Sepse ekziston një kriter i katërt që kushtëzon hapjen e negociatave (përveç atyre të demokracisë funksionale, ekonomisë së tregut dhe “acquis communautaire”). Ai është kriteri i kapacitetit të BE-se për ta thelluar zgjerimin.

Numri 71, kyçi i qeverisjes për muajt në vazhdim

Postuar në 18 Korrik, 2016 13:03

Qysh nga janari i këtij viti, 55-sa e 88-ta (sipas kësaj rradhe kronologjike), ishin numrat që i dëgjonim përditë. Bëhat fjalë për rekomandimet 55 dhe 88 të Komisionit të Venecias rreth reformës në drejtësinë shqiptare. Por qysh kur Meta kërkoi që, fill pas votimit të një reforme të dakordësuar në takimin e pritshëm Lu-Vlahutin-Rama-Basha-Meta,  të krijohet një qeveri teknike, numri 71 është bërë numri më i përhapur në faqet e gazetave shqiptare (në internet e në letër).

Pages

Subscribe to RSS - Opinion