Naked City

Të tjera të vërteta dalin në dritë për vajzën e Chris Brown, dhe babain e saj të supozuar.

Postuar në 07 Prill, 2015 05:08

Duket se Chris Brown nuk ka qenë i vetmi që tradhëtoi partneren Karrueche ,dhe Nia Guzman nëna e vajzës së tij 10-muajshe, tradhëtoi të dashurin. Në fakt, ky i fundit mendonte se ishte babai i vajzës Royalty, por të vërtetën e tmerrshme, se mbante në krahë fëmijën biologjik të Chris Brown e mësoi nëpërmjet mediave.

 

Tom Cruise ka një vit që i shmanget takimit me të bijën. (DETAJE)

Postuar në 07 Prill, 2015 04:46

Tom Cruise tha se për disa muaj nuk kishte mundësi të takonte të bijën për shkak të xhirimeve të ‘Mission Impossible 5’ në Londër, por sapo të merrte pushimet do të shkonte menjeherë ta takonte. Ndëkrohë që mësohet se aktori ka patur 2 javë pushim nga xhirimet dhe nuk ka shkruar asnjë here të vetme të shoh vajzën 8-vjecare.

 

Përfaqësuesi i Tom i mohoi fjalët e thëna më lartë, por burimet pranë Katie Holmes sigurojnë se ai vazhdon të mos jetë i përfshirë në jetën e Surit./E.B

 

Cikli jetës, foto që përloti botën

Postuar në 06 Prill, 2015 08:48

I bukur dhe mbreslënës ka qenë ky takimi i parë mes stër-stërgjyshes dhe mbesës së porsalindur.
Por njëkohësisht ka qenë edhe një lamtumirë. Rosa Camfield, e vitëlindjes 1913, nga Gilbert (Arizona) – me tre fëmijë, pesë nipër dhe 10 stërnipër mezi ia arriti që ta përqafonte Kaylee, që kishte dy javë që kishte lindur.

Pak ditë më pas ajo ndërroi jetë. Rosa na la, por kjo foto po vazhdon të qarkullojë në Internet dhe i ka prekur shumë përdoruesit që postojnë në rrjetet sociale foto të gjyshërve së bashku me nipërit.

Masa që merr shteti italian për fansat që shqetësojnë fansat George Clooney.

Postuar në 06 Prill, 2015 06:02

George Clooney ka një debulesë të vecantë ndaj Italisë dhe këtë nuk e ka mohuar asnjëherë, prandaj vizitat e tij të shpeshta në këtë vend janë të pashmangshme.

 

Ja cili artist përfundon pushimet me ish-bashkëshorten dhe merr të dashurën për pushime të tjera!

Postuar në 06 Prill, 2015 05:46

Qëndroi për ditë të tëra në Meksikë me ish-bashkëshorten Gwyneth Paltrow, ndërsa tani (pak ditë pasi u kthye) mori të dashurën për tu nisur sërish me pushime, sepse është radha e saj këtë herë.

 

Lidhja e Kylie Jenner dhe Tyga më serioze nga sa mendonim! (FOTO)

Postuar në 06 Prill, 2015 05:32

U mor thjeshtë si një lidhje e përkohëshme, pa asgjë serioze në mes, por fotot e shkrepura së fundmi provojnë se Kylie Jenner dhe Tyga janë familjarizuar tashmë.

 

Rreperi është fotografuar duke mbajtur në krahë të birin, teksa qëndronte pranë 17-vjecares Kylie, e bashkë me familjen Kardashian, shkuan në kishë.

 

Përsa i përketë 25-vjecarit Tyga, ai ka lëne nënën e djalit të tij Blac Chyna për të qëndruar pranë Kylie, për të cilën thotë se ndjen shumë admirim./E.B

Konfirmohet shtatëzania Fjolla Morinës. Zbulohet gjinia dhe babai fëmijës!

Postuar në 05 Prill, 2015 13:05

Prej kohësh qarkullonte lajmi se këngëtarja kosovare Fjolla Morina ishte në pritje të një fëmije, por ajo nuk ka dashur të prononcohet për mediat. Telefonata të shumta janë bërë nga gazetarët për të marr një konfirmim ose përgënjeshtrim, por Fjolla zgjodhi të hesht.

 

Artikulli që i dedikon Mirror Rita Orës: Udhëtimi i Rita Orës nga emigrante tek “The Voice of UK

Postuar në 05 Prill, 2015 06:10

Udhëtimi i Rita Orës nga emigrante tek “The Voice of UK” dhe tek “50 shades os Gray”, është titulli që i ka kushtuar gazeta britanike “Mirror” një shkrimi për karrierën e 24-vjeçares shqiptare. 

Por të jesh Rita Ora është rraskapitëse. Vetëm vitin e fundit ajo ka përshkuar 130 mijë kilometra dhe qindra orë fluturim për të arritur realizimin e angazhimeve të saj. 

Kylie Jenner aspak e kënaqur me veten! Ajo do të dëshironte të kishte këtë ngjyrë lëkure! (FOTO)

Postuar në 05 Prill, 2015 05:54

Pavarësisht se është vetëm 17-vjec Kylie Jenner kërkon të ndryshojë rrënjësisht veten. Fillimisht ajo kreu ndërhyrje kirugjikale në zonën e buzëve, dhe tani thotë që do të dëshironte të kishte një ngjyrë lëkure të tillë.

 

Kylie, ka postuar një pjesë të setit të fundit fotografik në Instagram, nën të cilin shkruan:’Sikur të isha kështu..!!!’/E.B

Surpriza e Beyonce për Jay Z, përvjetorin e shtatë të martesës.

Postuar në 05 Prill, 2015 05:43

Pavarësisht thashethemeve që janë përhapur lidhur me martesën e tyre në prag të përfundimit, Beyonce vendosi që të surprizojë Jay Z përvjetorin e shtatë. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video ku i dedikon bashkëshortit disa rreshta.

 

Në to ajo thotë:’I dashur unë zgjohem sepse dua të fle sërish me ty. I hap sytë kështu mund të shoh me ty, unë jetoj kështu që mund të vdes me ty.’ Ndërsa Jay Z i cili asnjëherë nuk ka dalluar për shfaqen e ndjenjave ndaj këngëtares (përpara publikut) nuk ka bërë ndonjë dedikim për të në rrjetet sociale.

 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City