Konfirmohet shtatëzania Fjolla Morinës. Zbulohet gjinia dhe babai fëmijës!
Prej kohësh qarkullonte lajmi se këngëtarja kosovare Fjolla Morina ishte në pritje të një fëmije, por ajo nuk ka dashur të prononcohet për mediat. Telefonata të shumta janë bërë nga gazetarët për të marr një konfirmim ose përgënjeshtrim, por Fjolla zgjodhi të hesht.
Atëherë emisioni Prive e ka ndjekur Fjollën dhe kanë xhiruar një video, ku këngëtarja ndalon në një dyqan fëmijësh dhe blen veshje për vajza. Barku i saj i rrumbullakët ishte i dukshëm në momentin që Fjolla iu drejtua makinës dhe gjeti një surprizë aspak të këndëshme, një gazetar me mikrofon dhe kamer pas vetes.
Fjolla vazhdoi të mos i përgjigje pyetjes dhe reagoi me nervozitet. Përsa i përketë babait të fëmijës thuhet se ai është një biznesmen i quajtur Flamur Azemi i cili jeton në Dubai./E.B
Add new comment