Naked City
Rihanna ‘kapet mat’ duke përgatitur mariuanë.
Nuk e ka pohuar apo mohuar ndonjëherë, por Rihanna këtë here e ka vërtetuar që është një konusmatore e mariuanës. Në festën e organizuar pranë mikeshave të saj, pas festivalit Coachella, Rihanna qëndron ulur në një tavolinë duke përgatitur mariuanë.
Gjithcka e thënë më lart është vërtetuar nëpërmjet një video që gjendet në Youtube për të cilën kengëtarja ende nuk ka reaguar./E.B
Tranformohet Will Smith për rolin e tij të ri.
Nuk ka sukses pa sakrifica, dhe Will Smith përshtatet më së miri me këtë. Ai ka bërë një ndryshim shumë të dukshëm më look-un e tij për rolin në filmin Deadshot in Suicide Squad.
Megjithatë fanset mund të ngushëllohen me faktin që të paktën trupi i tij muskuloz ka mbetur ende i njëjtën./E.B
Përtej imazhit të modeles perfekte! Shihni trupin e bashkëshortes së John Legend pa fotoshop.
Chrissy Teigen është një modele, madje mjaftë e njohur jo vetëm falë famës së bashkëshortit John Legend, por edhe falë kopertinës së Sports Illustrated.
Të jesh një modele e suksesshme do të thotë te kesh një trup të gjatë, pa asnjë gramë celulit apo dhjam, ndërkohë që me anë të postimit të fundit të Chrissyt në Instagram, ajo na la të kuptojmë se është njësoj si gjithë femrat e tjera. Edhe Chrissy pavarësisht kujdesit ka probleme me trupin, sidomos me strijat./E.B
Nick Cannon i hapur ndaj ribashkimit me dashurinë e jetës së tij.
Ata janë ndare vitin e kaluar dhe që nga ai moment Nick Cannon është parë duke ngushëlluar veten pranë femrave të tjera, tërësisht ndryshe nga Mariah Carey.
Sidoqoftë moderatori amerikan nuk përjahstoi mundësinë se mund të rikthëht sërish me nënën e dy binjakëve të tij. I pyetur cfarë këshille do të jepte për dashurinë ai u përgjigj:’Kurrë mos thuaj kurrë’.
34-vjecari buzëqeshi më pas duke nënkuptuar se nuk është kundër ribashkimit me bashkëshorten Mariah Carey 10 vite më të madhe në moshë. /E.B
E mrekullueshme! Ja si i tregoi vajza babait të saj austronaut se e donte. (FOTO)
Një vajzë e quajtur Stephanie, nga Houston vetëm 13-vjec mendoi që të surprizonte të atin në këtë mënyrë. Me ndihmën e 11 makinave ajo ka shkruar me shkronja të mëdha se e do shumë, keshtu edhe i ati ta shihte nga lart./E.B
Modelja që do t`ju shokojë me ushqimet që konsumon !!!
Rosie Huntington e dashura e aktorit Jason Statham tashmë prej katër vitesh, ka dhënë një intervistë ku shokoi kur tregoi ushqimet që preferon të konsumojë. Nuk janë perimet e ziera apo sallata jeshile.
Rosie Huntington thotë:’Tek ushqimet e mia të preferuara mund të listoj makaronat, djathin, bukën, patatet , proshutën dhe mishin e derrit.’ Ndërsa Rosie tregon edhe se mbrëmjeve shkon për të darkuar në restorant pa ju trembur tundimit të shumëllojshmërisë së menusë, dhe më pas largohet për të pirë dicka në një vend tjetër./E.B
Shpjegojnë atë që ndodhi: Madonna duke ofenduar publikun, dhe Drake me një ‘justifikim’ të fortë.
Puthja e Madonnës me Drake bëri zhurmë menjëherë pas publikimit të videos në Youtube, ku sic u shpjegua në artikullin paraardhës veprimi nuk u komentua për mirë.
Megjithatë të dy këngëtarët kanë mbrojtur atë që ndodhi sipas mënyrës së tyre. Madonna shkroi në Instagram:’Nëse nuk të pëlqej dhe ende sheh gjithcka që bëj, të përdala jeni fanset e mia.’
Përsa i përketë Drake ai thotë se thjeshtë u shokua ngaqë nuk e priste puthjen e Mbretrëreshës Madonna, ndërsa në fund fshiu buzët, sepse i‘ngjiti ’ buzëkuqi i këngëtares./E.B
Femra më seksi në botë tregon anën pozitive të personave që e urrejnë. (DETAJE)
Mjaftoi që të publikohej një video e saj, vijuar më pas me disa foto dhe rezultati është ky : Kate Upton u kthye në një nga femrat më popullore të botës. Modelja e njohur për trupin me forma, ka dhënë një intervistë për Marie Claire ku siguron se edhe ata që e urrejnë ndikojnë pozitivisht tek ajo, por si?
Ja cfarë thotë Kate Upton:’Sa here që has një pengesë ose kur dikush më thotë se nuk mund të bëj dicka , gjithnjë arrij një rezultat të kënaqshëm që më bën krenare për veten. Ata që më urrëjnë apo më nxjerrin pengesa janë një motivim shumë shumë i mire.’
Rihanna impresionon me paraqitjen e saj në Coachella.
Rihanna gjithnjë kujdeset që të na lërë gojëhapur me paraqitjen e jashtme, qoftë në skenë apo jashtë saj, dhe këtë here nuk doli jashtë parashikimit.
E kuruar deri në detaj këngëtarja e rrymës muzikore pop, Rihanna është shfaqur në këtë mënyrë në Coachella, festivalin muzikor që mbledh të famshmit dhe jo vetëm cdo vit për të festuar./E.B
Sakrifica e gruas së moshuar vetëm për të takuar Kim Kardashian.
Që ajo është idhulli i shumë vajzave të reja ky nuk është një lajm i ri, por që një grua e moshuar do të sakrifikonte vetëm për të takuar një herë Kim Kardashian kjo nuk ishte dëgjuar. Prej disa ditësh Kim së bashku me familjen ndodhet në Armeni në atdheun e tyre, ku edhe Kanye West mbajti një koncert.