Naked City
Zgjohet nga koma vajza e Whitney Houston. Familja jep detaje!
Bobbi Kristina Brown më në fund është zgjuar nga koma. Këtë lajm e ka bërë publik babai i saj, në koncertin e fundit. Bobby Brown thotë:’Kristina është zgjuar. Ime bijë po më sheh në këto momente.’
Ndërsa halla e saj Tina Brown vazhdon sqarimin me një status në Facebook:’Fatmirësisht ajo u zgjua dhe nuk po jeton më falë aparaturave.’ Kujtojmë se vajza e këngëtares legjendare Houston, u gjend datën 31-janar e pavetëdijshme pas konsumit të lëndëve narkotike në vaskën e shtëpisë së saj, duke tentuar kështu të vetëvritet njësoj si e ëma./E.B
Mariah Carey ‘përbuz’ ribashkimin me Nick.
Ndonëse Nick Cannon po mendon që t`i japi edhe një mundësi tjetër martesës me Mariah Carey, kjo e fundit nuk ka ndermend. Sipas burimeve të redaksisë së lajmeve TMZ Mariah i ka dhënë fund nje herë e mirë. Në videon e publikuar nga TMZ, Nick thotë se kurrë mos thuaj kurrë kur bëhet fjala për dashurinë.
Fejohet futbollisti Granit Xhaka. (FOTO)
Futbollisti kosovar Granit Xhaka është fejuar datën 19 prill, me Leonitën, vajzën që thuhet të ketë patur një lidhje të gjatë. Kjo foto është shperndarë menjëherë në rrjetet sociale, ku miq të futbollistit, të afërm dhe fansa i urojnë ciftit jetë të lumtur.
Ndërkohë që kjo është foto e parë pranë Leonitës që publikon Xhaka 22-vjec./E.B
Publikohet për here të parë foto e djalit të sapolindur të Justin Timberlake. (FOTO)
Lindi pak javë më parë, dhe që tani prindërit e Silas vendosën të prezantojnë vogëlushin me botën. Justin Timberlake publikoi me krenari këtë foto në rrjetet sociale ku shfaqet bashkëshortja Jessica Biel, pranë Silas.
Sigurisht që dhe urimet e mira për familjen Timberlake nuk munguan./E.B
Fotot seksi të Rihannës nga pushimet në Hawaii.
Duket se Rihanna po kalon momente të paharrueshme nën rrezet e nxehta të diellit të Hawaii.E shoqëruar edhe nga mikeshat e saj Rihanna do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera përpara se t’i rikthehet axhendës së ngarkuar.
Ndërkohë qe krijuesja e mega-hiteve ka publikuar këto foto në Instagram, ku ndan me ne disa nga momentet më të bukura./E.B
Tatuazhet më të çmendura 3D.
Këto janë 10 nga tatuazhet 3D të cilësuara si më të cmendurat.
Nder të tjera syri në qafën e djalit, vazhdon të mbajë rekord.
Ja si e mbështet familja Gerard Pique përpara një ndeshje.
Shakira është shfaqur për here në publik me djalin e saj të sapolindur Sasha Pique. Këngëtarja gjithashtu ishte e shoqëruar dhe nga Milan, i cili është një tifoz i zjarrtë i të atit në fushë.
Të dy djemtë në shenjë mbështetje mbanin veshur bluzat e Barcelonës, dhe ndiqnin me shumë vëmendje lëvizjet e Pique në fushë. Ndërkohë që Shakira i uroi fat të mbarë Gerard me një puthje./E.B
Publikohet foto e Penelope Cruz kur ishte ende fëmijë.
Për të gjithë ju që tashmë e keni parë aktoren Penelope Cruz, si nje grua dhe nënë të dy fëmijëve, është publikuar foto e saj kur ishte ende fëmijë.
Ka qenë komediani Ben Stiller ai që postoi këtë foto në rrjetet sociale për të lajmëruar adhuruesit se aid he Penelope do të aktronin bashkë në filmin Zoolander 2./E.B
Veshjet më qesharake në momente të papërshtatshme.
Sapo mësuam trendin e ri që do të ndjekin vajzat me pirs. Faleminderit Rihanna! (FOTO)
Mjafton që Rihanna, Beyonce apo Rita Ora të shfaqen me një pirs ose gurë të dhëmbët dhe menjëherë kuptojmë se kush do të jetë trendi i ri që do të ndjekin gjithë vajzat.
Rihanna ka publikuar këto dy foto në Instagram, ku tregon pirsin e saj të ri në buzë dhe shumë të vecantë./E.B