Sakrifica e gruas së moshuar vetëm për të takuar Kim Kardashian.

Postuar në 13 Prill, 2015 07:12

Që ajo është idhulli i shumë vajzave të reja ky nuk është një lajm i ri, por që një grua e moshuar do të sakrifikonte vetëm për të takuar një herë Kim Kardashian kjo nuk ishte dëgjuar. Prej disa ditësh Kim së bashku me familjen ndodhet në Armeni në atdheun e tyre, ku edhe Kanye West mbajti një koncert.

 

Ndër shumë njerëz dhe fansa që ajo ka takuar është përqafuar edhe me një grua të moshuar. Kjo e fundit në gjendje jo fort të mire shëndetësore, dhe në moshë të thyer, ka pritur për tre ditë vetëm për t`i dhënë lule dhe nje përqafim. Pa dyshim që Kim është treguar shumë e sjellshme dhe ka biseduar për pak momente me të./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.