Të tjera të vërteta dalin në dritë për vajzën e Chris Brown, dhe babain e saj të supozuar.
Duket se Chris Brown nuk ka qenë i vetmi që tradhëtoi partneren Karrueche ,dhe Nia Guzman nëna e vajzës së tij 10-muajshe, tradhëtoi të dashurin. Në fakt, ky i fundit mendonte se ishte babai i vajzës Royalty, por të vërtetën e tmerrshme, se mbante në krahë fëmijën biologjik të Chris Brown e mësoi nëpërmjet mediave.
Mjaftoi kjo për t`i dhënë fund me të dashurën Nia Guzman, e cila e tradhëtoi dhe e gënjeu, megjithatë ai po bën më të mirën që të vazhdojë të qëndrojë në jetën e vajzës pavarësisht gjithckaje, sepse Royalty është e pafajshme në këtë mes. Ende nuk dihet identiteti i vërtetë i ish të dashurit të Nias, por në Instagram, ai mban emrin Kingba_.
Pikërisht në këtë rrjet social Kingba ka postuar foto të ndryshme me Royalty, në njërën prej të cilës e ndihmon të voglën të hedh hapat e para./E.B
Add new comment