Naked City
Hoteli më i madh në botë hapet në Mekë më 2017-ën. Kushton 3,6 miliardë dollarë
Do të jetë hoteli më i madh në botë dhe do të hapet më 2017-ën në Meka të Arabisë Saudite. 10 000 dhoma gjumi, 70 restorante dhe katër pista për ulje helikopterësh, këto janë disa të dhëna për hotelin që thuhet se “do të ofrojë një standard të paprecedentë luksi”. Kostoja? 3,6 miliardë dollarë.
Ish-partneri Mariah Carey: Jeta e frikshme, e vetmuar dhe arrogante që jeton ajo.
Damion Young është një producent i cili për here të parë e ka takuar Mariah Careyn në vitin 1997. Ai e ka ndihmuar me një sërë këngësh si ‘I Sill Believe’, madje dhe pas divorcit të parë ai realizoi duetin me Jay Z, duke qenë se karriera e saj ishte drejt humnerës.
Lewis Hamilton drejt lidhjes me një modele shumë të njohur.
Po qarkullojnë përreth thashetheme se Lewis Hamilton i cili disa muaj më parë u nda sërish nga Nicole Scherzinger, po del me një modele të famshme.
Lewis Hamitlon në Kanë është njohur me bukuroshen Gigi Hadid, një modele e cila bëri bujë të menjëhershme në industrinë e modës, falë formave trupore, dhe tipareve të vecanta të fytyrës. Gjithashtu ata janë takuar dhe disa herë , duke u treguar te kujdesshem nga fotografët dhe gazetarët, ndërkohë që një mik pranë tyre thotë se cifti janë drejt lidhjes, ose më mirë, romanca edhe mund të ketë nisur./E.B
Arsyeja përse Leonardo DiCaprio mban mjekër kaq të gjatë.
Nuk ka qenë pikërisht aktori ai që tregoi këtë arsye por një burim i dha përgjigje pyetjeve të pafundme të publikut rreth look-ut të DiCaprios.
Informatori thotë:’Leo nuk mban mjekër që njerëzit të mos e njohin më. Por ai po tërheq vëmendjen me dicka tjetër (mjekra në këtë rast), paso nuk dëshiron që njerëzit të kuptojnë që ai po kthehet në qeros. Kjo është arsyeja përse edhe flokët i mban gjithnjë të mbledhura.’/E.B
Beyonce ju kujton se kush është Mbretëresha.
Këngëtarja Beyonce ose sic njihet ndryshe Queen B (Mbretëresha B) ka kujtuar dhe një here se kush është ajo.
Në fotot e publikuara në Instagram, ajo shfaqet tejet serioze, me një bluzë që bën të ditur se cila është Mbretëresha./E.B
Vërtetë është ajo? Shikoni Naomi Campbell pa tualet!
Një nga supermodelet më të njohura në botë, Naomi Campbell është shfaqur së fundmi pa tualet. E shoqëruar edhe nga një mashkull, Naomi ka shijuar atë mbrëmje të gjatë, edhe përse për fotografët qe e vështirë fillimisht që ta njihnin./E.B
Jennifer Aniston: Nuk do ta njihni kur ta shihni në të 20-at e saj!
Aktorja Jennifer Aniston, tashme 46-vjec, duket se mbi dy dekada me pare ishte e veshtire ta njihnim. Jennifer ne te 20-at e saj ishte brune, dhe me kete model flokesh. Por mund te themi se me kalimin e viteve permiresimi eshte i dukshem./E.B
Të gjithë luten të mos kthehet në ‘The Voice’: Christina Aguilera është e tmerrshme!
E tmerrshme është epiteti me të cilin po përballet së fundmi Christina Aguilera. Thuhet se gjithë stafi ‘The Voice’ lutet që këngëtarja të mos rikthehet sepse me një person të tillë është e pamundur që të punosh.
Shkaqet sipas tyre janë të shumta: Vonesat e përditshme, apo dhe zënkat me anëtarët e jurisë, sidomos me Adam Levine. E përshtatshme për stafin do të ishte rikthimi Gwen Stefani apo Shakirës, ata konfirmojnë se me to është shumë herë më e lehtë të punosh se me Christinën./E.B
Putin do të bëhet baba? Shikoni fotot e fundit të të dashurës së tij.
Ndonëse asnjëherë nuk është konfirmuar, spekulimet se Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva janë të lidhur vazhdojnë, por këtë herë kemi të bëjmë me më tepër se kaq.
CNN dhe të tjera media botërore ngrenë dyshimet se Putin do të bëhet baba së shpejti, dhe ish-gjimnastja është shtatëzanë. Në këtë konkluzion mund të arrijmë lehtësisht pas fotove të fundit që janë shkrepur, ku 32-vjecarja duket shumë më e fryrë, për më tepër mban veshur dhe një fustan që nuk është masa e saj e përhershme./E.B
E dhimbshme! Historia e Miss Venezula dhe avokates, që përfundon në endacake!
Damarys Ruiz, për fat të keq ështe ndarë nga jeta dhe në një menyrë të tmerrshme. 68-vjecarja në vitin 1973 u shpall Miss Venezuela, dhe dallonte për gjatësinë e saj, e bukurinë, për më tepër jurinë e atij kompeticioni e bëri për vete dhe me inteligjencën. Duke mos u mjaftuar vetëm me një titull Damarys studioi në fakultet për drejtësi, duke u diplomuar si avokate.