Naked City
Liam Payne tregon përse Zayn Malik braktisi One Direction
Vazhdon të përflitet largimi i Zayn Malik nga 1Direction, edhe përse tashmë këngëtari dha një deklaratë.
Këtë here ka qënë ish-kolegu por ende miku i tij Liam Payne ai që shpjegoi vendimin e Zayn duke thënë:’Gjithcka ai e bëri për të shpëtuar marrëdhënien me të fejuarën Perrie. Zayn dëshironte t`i përkushtohej familjes dhe partneres. Në momentin që dikush nuk ndihet aq mirë sa duhej me atë që bën, tërhiqet, për ne është në rregull.’/E.B
E gjeni dot se cila deputete është kjo? ZBULOJENI!
Është pikërisht deputetja e partistë demokratike Majlinda Bregu, ajo që gjendet mes dy prindërve kur ishte vetëm kater vjec. Sot ajo mbushi,41 dhe këtë foto e shoqëroi me diciturën: “Këtu isha vetëm 4 vjeç. 4-tra nuk ka ndryshuar, por sot iu shtua dhe një 1 përbri”,
Ka kohë pa parë familjen e Shakirës? Gerard Pique publikon një foto të fundit me ‘mburrje’.
Nuk ka përse të përpiqet te përdorë fjalë modeste, thjeshtë thotë atë që mendon dhe ndjen. Gerad Pique ka publikuar së fundmi një fotografi ku shfaqet pranë dy djemve, të madhit Milan, dhe të voglit Sasha Pique.
Futbollisti latin, jo vetëm që duket shumë i lumtur dhe i afërt me ta, por edhe përmblodhi gjithcka me diciturën:’Kam familjen më të bukur që ekziston.’/E.B
Kjo foto mund t`i shpëtojë jetën shumë femrave.
Lisa Royle ka publikuar këtë foto në Facebook, ku shfaqen dy gropëza në gjoksin e saj të majtë. Sipas saj kjo foto mund të shpëtojë jetën, pasi këto gropëza janë simptomat e kancerit të gjirit.
Pas ditë pasi Lisa i zbuloi, la takim me mjekun dhe iu nënshtrua operacionit. Me anë të kësaj foto që është shpërndarë mbi 55 mijë here nga shumë persona, Lisa ka bërë një thirrje:’Kushtojini më shumë rëndësi dhe vëmendje shëndetit tuaj. Duke u kontrrolluar në mënyrë të rregullt tek mjeku mund të shmangni ndonjë fatkeqësi.’/E.B
Një foto me iPhone shpëtoi vogëlushin 20-muajsh.
Ka qenë një foto ajo që shpëtoi një vogëlush nga Britania. Nëna e tij i kishte bërë një foto me iPhonen e saj kur zbuloi një shenjë të bardhë shumë të cuditshme në syrin e të birit (që nuk e kishte parë përpara kësaj fotoje.)
Menjëherë ajo kontaktoi mjekët, dhe pas vizitës, u mësua se ai kishte një masë tumorale të rrallë të njohur si "retinoblastoma", por që zakonisht prek fëmijët e moshës 5-vjecare. Pas fotos dhe vizitës, i vogli nisi kurat e nevojshme./E.B
Gwyneth Paltrow rrëfen sekretet e trupit të saj të mrekullueshëm edhe përse 42-vjeç.(DIETA)
Është një nga aktoret më të njohura në botë, jo vetëm për talentin në aktrim, por edhe për elegancën që e ka shoqëruar për dekada të tëra. Gwyneth Paltrow, së fundmi ka rrëfyer sekretet e trupit të saj mahnitës teksa ka pozuar për revistën ‘Women’s Health’.
Ish-bashkëshortja e Chris Martin thotë:’Unë besoj tek seksi dhe të them të vërtetën ndihem më mirë tani kur vesh bikini se sa kur isha 20-vjec. Besoj tek ushtrimet, e qeshura, seksi dhe mbi të gjitha e qenurit vetvetja.’
Rreth një vit pas lindjes, Christina Aguilera prezanton botën me vajzën e saj.
Summer Rain (ose në shqip Shiu Verës) vajza e këngëtares Christina Aguilera erdhi në jetë gushtin e 2014, dhe thuajse rreth një vit më pas ajo tregoi fytyrën e të bijës.
Në fakt Christina publikoi një video në Instagram, por kjo foto është shkëputur prej saj. Summer Rain është vajza që ka këngëtarja me të fejuarin Matthew Rutler, por njëkohësisht ajo është dhe nëna e djalit të quajtur Max, nga martesa e parë./E.B
Mendon se ka bërë tatuazh fjalën ‘forcë’ por në fakt ka kuptim tjetër.
Një ushtar në Los Angelos ka shkruar me krenari hebraisht fjalën force, ose më saktë mendonte se ky ishte kuptimi, kur u zbulua se ato tre simbole kanë një domethënie tjetër.
E vërteta u mësua kur ky tatuazh u bë cështje Facebook-u. Pasi e publikoi në këtë rrjet social, kuptoi se në fakt nuk ka shkruar force, por BISKOTË…!!!/E.B
Irina Shayk: Ja përse e lash në të vërtetë Cristiano Ronaldon.(HISTORIA)
Më në fund zbulohet arsyeja e vërtetë përse Irina Shayk i dha fund me Cristiano Ronaldon. Ka qenë një burim që ka përcjell fjalë për fjalë gjithcka që modelja ruse i ka thënë me mirëbesim.
Kryeministri i Luksemburgut më në fund martohet me partnerin e tij.
Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel ka shkëmbyer unazat me partnerin Gauthier. 42-vjecari dhe partneri tij orgnizuar një ceremoni të thjeshtë martesore vetëm pak pasi Luksemburgu legalizoi martesat gay. Populli e ka pritur këtë lajm me duartrokitje duke i dhënë kështu dhe urimet e mira kryeministrit, i cili tha se ndihej i lumtur dhe i nderuar.
Kujtojmë se Xavier Bettel, është lideri i dytë gay në botë që është martuar, por i pari për BE. E para është Kryeministrja e Islandës Johanna Sigurdadoir./E.B