Naked City
Karakteristikat tuaja në bazë të vijave të dorës.
Mbase nuk e keni ditur por vijat që kemi në pëllëmbë të dorës tregojnë disa karakteristika tonat. Gjithcka lidhet me vijën që lidhet me zemrën, ajo është treguesja kryesore. Duke u bazuar në foton më lartë, dhe më pas duke parë dorën tuaj mund të gjeni veten në versionin A,B,C ose D.
Konfirmohet shtatëzania e Miriam Canit
Këngëtarja Miriam Cani është shtatëzanë dhe më në fund ky lajm u konfirmua nga vetë i fejuari i saj Alban Skënderaj. Në puntatën e së hënës në X-Factor Albani tha se prej disa kohësh në panelin e jurisë ndodhet një anëtar i pestë.
Nuk na mbetet asgjë tjetër vecse të urojmë cdo të mirë për ciftin e dashur dhe shumë të respektuar nga publiku./E.B
Demi Moore flet për divorcin nga Bruce Willis, dhe sa shumë që e vuajti njëra prej vajzave.
Prej disa javësh vajza e aktores Demi Moore, Rumer është pjesë e Dancing With The Stars në Amerikë, dhe duhet theksuar se po ecën shumë mirë. Këtë here ishte e ftuar Moore, për të folur disa fjalë rreth të bijës, jo vetëm për pozicionin e tanishëm por edhe sa shumë që e vuajtur ndarjen e dy prindërve.
Kim Kardashian tregon sekretin e belit të hollë.
Shquhet për format e saj bombastike, dhe nuk ka ditë që mediat mbarëbotërore nuk e komentojnë, ndërkohë që Kim Kardashian është personi më i pasigurtë për momentin. Ajo thotë se ka shtuar disa kilogramë dhe i duket vetja shumë ndryshe, ndërkohë që rrëfen dhe sekretin e belit të hollë.
‘Jam e pasigurtë në vetvete’ shprehet Kim ‘Çdo ditë dal nga shtëpia me korse, ndryshe nuk mundem.’/E.B
Dikush po i jep më së miri Kanye West dashurinë e munguar prej vitesh (kjo nuk është Kim Kardashian)
Është pikërisht nëna e bashkëshortes së tij, Kim Kardashian ajo që po përpiqet t`i jap Kanye West dashurinë e munguar, por jo të zëvendësojë dikë.
Gruaja George Clooney hedh në gjyq Anglinë pa iu trembur asgjëje.
Bashkëshortja George Clooney është në procedura për të hedhur në gjyq ish kryeministrin Ted Heath për bashkëpunimin në torturën ndaj disa personave që iu vunë kundër qeverisë në 1971 gjatë trazirave në Irlandën e Veriut.
Duke qenë se në 2005 ish-kryeministri u nda nga jeta, atëherë Amal Alamuddin do të dërgojë në Gjyqin Europian të te drejtave të njeriut Mbretërinë e Bashkuar. Por kush do ta fitojë këtë cështje?/E.B
Dedikimi më i bukur që një mashkull mund t`i bëjë ish-bashkëshortes.
Ditën e nënës, Nick Cannon krahas falenderimeve të panumërta ndaj nënës së tij, bëri dhe një dedikim shume të bukur për ish-bashkëshorten Mariah Carey.
Pasi postoi foton ku këngëtarja ndodhet pranë dy binjakëve, Nick shkruan:’Kam një dhuratë për nënën e fëmijëve të mi. Ajo ka një shpirt të mrekullueshëm, festiv dhe të dashur. Do të jem përjetë në borxh për bekimin më të madh që më ke dhënë mua dhe gjithë botës, fëmijët tanë Monrocan dhe Monroe. Je një mbretëreshë e vërtetë, do të të dua gjithmonë. Gëzuar ditën e nënës.’
Shikoni mega-ngjashmërinë e të bijës me Beyonce kur ishte e vogël.
Diten e nenes me 10 maj te gjithe yjet publikuan foto prane nenave duke i falenderuar per gjithcka. Nje nder to ka qene dhe Beyonce. Ne foton e postuar eshte bere nje krahasim mes saj dhe te bijes dhe ngjashmeria e tyre eshte shume shume e madhe.
10 vendet ku gjenden meshkujt më të pashëm në botë.
1. Irlande
2. Australi
3. Pakistan
4. Armeni
5. Angli
6. Skoci
7. Itali
8. Nigeri
9. Danimarke
10. Spanje
Beyonce mëson vajzat si të ekspozojnë gjoksin.
Dekolteja e hapur është një nga trendet e këtij viti dhe Beyonce, këngëtarja që preferon të ndjek tendencat më të fundit të modës mëson vajzat si mund të ekspozojnë gjoksin, dhe si mund të kombinojnë veshjet më të fundit.
Bashkëshortja e Jay Z publikoi disa foto në Instagram, të gjitha me dekolte të hapur, duke pozuar përpara aparatit me shumë vendosmëri. Duke qenë se është një nga femrat më të famshme dhe të dashura të botës, nuk do të jetë cudi që adoleshentet dhe grupmosha të tjera do të bazohen në stilin që ajo ndjek./E.B