Naked City
Ja si e falenderon David Beckham bashkëshorten për surprizën.
Me hapjen e Instagramit, David Beckham eshte me prezent ne jetet e fansave duke publikuar foto te shpeshta.
Kete here ai ka publikuar foto me bashkeshorten Victoria te Cilen e falenderoi per surprizen e 40-vjetorit:'Falenderoj bashkeshorten time te bukur per kete surprize. te dua shume'
Nëna i kërkon policisë të arrestojnë të birin 10-vjeçar për t`i dhënë një mësim të vlefshëm.
Chiquita Hill 33-vjec, e cila jeton në Georgia kërkoi bashkëpunimin e policisë për t`i dhënë djalit Sean një mësim të mirë. Ajo ankohej shpesh për sjelljen e tij të pahijshme, nuk e respektonte, nuk e dëgjonte dhe nuk bënte detyrat e shkollës, kështu që ajo i telefonoi policisë dhe ata u shtirën sikur e arrestuan për thyerjen e rregullave familjare.
Dukesha Kembrixhit lë spitalin me vajzën në krahë. (FOTOT E PARA)
Mëngjesin e sotëm Kate Middleton solli në jetë fëmijën e dytë, dhe po sot ajo është larguar nga spitali me vajzën në krahë.
Pranë Dukeshës i është gjendur e gjithë familja mbretërore, sidomos bashkëshorti Princi William, i cili njëkohësisht kujdesej dhe për të birin George./E.B
Ajo është ëndrra e shumë meshkujve ndërsa Kanye West po lodhet nga seksi me Kim Kardashian.(DETAJE)
Në intervistën e radhës Kim Kardashian pohon se përpjekja për tu bërë sërish nënë po kthehet në sfilitëse, e kjo jo vetëm për të por edhe bashkëshortin Kanye West.
Kim thotë se Kanye ‘ankohet shpesh’duke shtuar:’Po përpiqemi cdo ditë që unë të mbetem shtatëzanë, cdo ditë. Nuk mund të përpiqemi më shumë se kaq. Kanye gjithnjë thotë se përpjekja për një bebe të dytë nuk është aq argëtuese sa për të parën, ai ndihet i lodhur nga seksi.’/E.B
Erdhi momenti që gjithë bota po priste! Kate Middleton lind fëmijën e dytë!
Kate Middleton mësohet se është shtruar në spitalin St.Mary në Londër, ku solli në jetë fëmijën e saj të dytë.
Kate ka mbërritur orën gjashtë të mëngjesit, e shoqëruar si përherë nga bashkëshorti Princi William. Ndërkohë që ne 8:34 lindi vajzen.
Lajmi eshte bere publik nga vete Pallati Mbreteror me ane te nje postimi ne Twitter ku shkruhet:“Lartmadhëria e saj, Dukesha e Kembrixh ka lindur një vajzë, në orën 8.34 të mëngjesit”/E.B
Ju njohim me dhjetë vendet me femrat më të bukura në botë.
1. Brazil
2. Rusi
3. Venezuelë
4. Indi
5. Argjentinë
6. Serbi
7. Korea Jugut
8. Francë
9. Itali
10.Ukrainë
Disa veti të bananes që mbase nuk i keni ditur.
Banania përmban tre lloje sheqernash natyrale, sukrozë, fruktozë dhe glukozë, të gjitha të kombinuara edhe me fibrat. Banania është në gjendje të prodhoje shumë shpejt energji për organizmin dhe përllogaritet se dy banane do të mjaftonin për të kryer 90 minuta stërvitje të forta. Banania bën pjesë në të gjitha recepturat ushqimore për atletet profesionistë.
Katie Holmes publikon foto kur ishte 6-vjec. E bija është kopja e saj më e mirë.
Katie Holmes, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto kur ishte 6-vjec, duke na lënë më pas hapsirën e duhur për të bërë krahasimin mes aktores dhe të bijës. Dhe në fakt sic mund të vëmë re, Suri Cruise është kopja më e mirë e nënës së saj.
Ndërkohë që kujtojmë se Katie po e përmbush premtimin për t`i dhënë të bijës një jetë normale si të gjithë fëmijët e tjerë. Ajo është një nënë e përkushtuar ndaj Surit, dhe asnjëherë nuk ka vënë karrierën përpara vajzës, ndryshe nga Tom Cruise./E.B
Zbulohet djali që i dërgon lule çdo të martë Luana Vjollcës.
Luana Vjollca ka publikuar një bisedë në Instagram ku zbulon se kush është djali që i dërgon lule cdo të martë. Ai quhet Premtim Fetahu, dhe është nga Podujeva. Në mesazhet e dërguara, ai i kërkon Luanës që të mbajë të fshehtë identitetin e tij, ndërkohë që moderatorja i përgjigjet me buzëqeshje, dhe nuk ja vë veshin. Jo shumë kohë pas bisedës ajo publikoi gjithcka./E.B
Jennifer Lopez jo vetëm që nuk është beqare por edhe do të martohet me….
Ka muaj të tërë që pohon se nuk është më në krahët e Casper Smart, por në të vërtetë Jennifer Lopez vazhdon të jetë partnerja e tij. Për më tepër burime për Life & Style, na bindin se ata po organizojnë dasmën e cila do të zhvillohet muajin dhjetor të këtij viti.