Gwyneth Paltrow rrëfen sekretet e trupit të saj të mrekullueshëm edhe përse 42-vjeç.(DIETA)
Është një nga aktoret më të njohura në botë, jo vetëm për talentin në aktrim, por edhe për elegancën që e ka shoqëruar për dekada të tëra. Gwyneth Paltrow, së fundmi ka rrëfyer sekretet e trupit të saj mahnitës teksa ka pozuar për revistën ‘Women’s Health’.
Ish-bashkëshortja e Chris Martin thotë:’Unë besoj tek seksi dhe të them të vërtetën ndihem më mirë tani kur vesh bikini se sa kur isha 20-vjec. Besoj tek ushtrimet, e qeshura, seksi dhe mbi të gjitha e qenurit vetvetja.’
Përsa i përketë dietës, nëna e dy fëmijëve shprehet:’Rutina ime është e njëjta cdo ditë. Ndërgoj fëmijët në shkollë, më pas bëj një ore kurs kërcimi dhe shkoj në punë. Në drekë zakonisht konsumoj një sallatë të madhe me pulë të pjekur, ndërsa për darkë gjithcka. Më së shumti bazohem tek preferencat e fëmijëve, makaronat, pulë me patate apo brokoli. Nuk mendoj se nuk duhet të konsumojmë dicka të caktuar, duhet të jemi të hapur ndaj gjithckaje.’/E.B
Add new comment