Ish-partneri Mariah Carey: Jeta e frikshme, e vetmuar dhe arrogante që jeton ajo.

Postuar në 24 Maj, 2015 05:29

Damion Young është një producent i cili për here të parë e ka takuar Mariah Careyn në vitin 1997. Ai e ka ndihmuar me një sërë këngësh si ‘I Sill Believe’, madje dhe pas divorcit të parë ai realizoi duetin me Jay Z, duke qenë se karriera e saj ishte drejt humnerës.  

 

Fillimisht ai thotë se kishin marrëdhënie pune, derisa më pas u kthye në njeriun e saj më të besuar dhe më vonë në partnerin. Jetën e Mariah ai e përshkruan si bosh. Ajo nuk kishte shumë miq, dhe momentalisht është i shqetësuar pasi e di që pas divorcit nga Nick Cannon ka përreth njerëz që i thonë vetëm gjërat që ajo dëshirojë të dëgjojë. Gjatë kohës që ishin bashkë ai e përshkruan botën e Mariah si një flluskë në mes të universi. Ajo kurrë nuk ishte e lirë të bënte gjithcka, ishte e rrethuar nga sigurimi, dhe fansat nuk i takonte asnjëherë.

 

Damion thotë:’Në momentin që t`i qëndron me të gjithcka rrotullohet vetëm rreth Mariah. Je i detyruar që të lësh gjithcka tënden për të. Një here më telefonoi në 2 të mëngjesit dhe më tha të zgjohesha sepse do të shkonim në Kore. E pyeta përse duhej të vija, dhe ajo u përgjigj ashpër se nuk kishte ndërmend të shkonte vetëm.’ Gjithashtu ai thotë se Mariah vite më parë kishte blerë pianon e Marylin Monroe të cilën nuk e ka prekur kurrë. Sipas tij ndonëse qëndronte përkrahë femrës e cila ka shitur 200 milionë albume në botë dhe renditet pas Elvis Presley dhe Beatles përsëri ndihej bosh, në botën e saj të frikshme./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.