Naked City
Franca merr një vendim të dimbshëm për urën e dashurisë.
Shumë cifte që shkonin në Paris gjithnjë kalonin edhe nga ura e dashurisë në lumin Siena, për të vënë një dryn, por autoritetet Franceze kanë vendosur që kjo traditë e cila ka nisur shumë vite më parë do të marr fund.
Ditën e hënë do të hiqen të gjitha drynet që konsideroheshin simboli i dashurisë së shumë cifteve./E.B
Njeriu më i pasur në botë, Bill Gates, zbulon mendimet e tij të errta!
Në intervistën e dhënë për ‘Huffington Post’ Bill Gates ka zbuluar frikën e tij më të madhe dhe mendimet e errta. 59-vjecari thekson se eshtë një person shumë optimist, por kohët e fundit ka disa mendime të errta që po e ‘torturojnë’.
Bill shprehet:’Mundësitë që të nis një luftë botërore në derisa të jem unë gjallë janë të pakta, por më tremb përhpja e ndonjë virusi. Pash se si reagoi bota me ebolën, ata nuk u treguan të gatshëm për ta luftuar dhe vitin e kaluar vdiqën më shumë se 11 mijë persona.’/E.B
Dhurata që i beri vjehrra Rezarta Shkurtës.(FOTO)
Pavarësisht se prej muajsh Rezarta Shkurta ndjen mungesën e bashkëshortit, Ermal Hoxhës, i cili gjendet në qelinë e paraburgimit si i dyshuar për përfshirjen në laboratorin e droges, të paktën këngëtares po i qëndron pranë familja e tij.
Vjehrra i ka dërguar Rezartës këtë dhuratë, një buqetë të madhe me trëndafila, cokollata dhe këtë libër ‘Enveri në kujtimet e mia’. Sic kuptohet edhe nëpërmjet parathënies së librit, shkas ajo ka marr edhe nga mbesa Hera, nga e cila gjyshja dëshiron të mësojë më tepër për ish-diktatorin Enver Hoxha./E.B
BlazeR prezanton super-klipin e radhës! (DETAJE)
BlazeR ka prezantuar dhe klipin e fundit ‘Ska tfort’ për të cilin kemi qenë në pritje prej kohësh. Kjo këngë deri më tani numëron mbi 10mijë klikues edhe përse kanë kaluar vetëm tre ditë që nga publikimi në YouTube.
Në vargjet e ‘Ska tfort’ njihemi me një pjesë të personalitetit të BlazeR, që njëkohësisht përcjell një mesazh për dëgjuesit./E.B
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=gU7Vi33kH2U&list=PLA-ndLIiyUWG2eTG9O3Tjj...
UNIK: Ky është qenushi me dy trupa dhe tetë këmbë.(FOTO)
Ky qenush është unik në llojin e tij! Vetëm pak ditë më parë ai u takua me të zotët të cilët janë habitur tejmase kur e kanë parë. Një qenush i vogël, me dy trupa dhe tetë këmbë!/E.B
Flet sozia e Rihannës: Po më shkatërrohet jeta!
Bianca Guthria konsiderohet si sozia e këngëtares Rihanna, dhe në dukje mendojmë se ajo duhet të ndihet me fat sepse kudo që është tërheq vëmendje dhe kthehet në person popullor, në shkollë apo vendet që frekuenton, por nuk është kështu.
Ish-bashkëshortja Wiz Khalifës tregon transforminin me një pozë shumë seksi.(FOTO)
Sido qe te jete, mire apo keq, ish-bashkëshortja e Wiz Khalifes gjen gjithnje kohe per disa poza seksi. Modelja Amber Rose qe duket se nuk ka patur marredhenie te mira me diellin, eshte djegur shume gjate pushimeve qe kane nisur prej kohesh. Por e zhytur nen uji, ajo i tregoi adhuruesve gjendjen momentale por me nje poze shume joshese./E.B
Nicki Minaj publikon foton e parë kur ishte adoleshente.
Nicki Minaj me foton e fundit që ka publikuar ika dhënë një këshillë të gjithë fansave: Të ndjekin ëndrrat e tyre! Por përvec kësaj, ajo që ka tërhequr vëmendjen më të madhe ka qenë foto që këngëtarja postoi, ku shfaqet në moshë shumë të re (mbase në adoleshencë). Ndryshimi nuk është shumë i madh duke marr parasysh dhe faktin që asaj nuk i pëlqen të përdorë tualet të rëndë në skenë./E.B
Dwayne Johnson tregon super-trupin e tij në formën më të mirë.
Aktori Dwayne Johnson ose sic njihet edhe ndryshe me nofkën Shkëmbi, ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në formën më të mire.
Duket se gjatë vizitës së tij në murin madhështor kinez, Shkëmbi ka hequr bluzën për një pozë të tille, që duhet të themi se ja ka vlejtur. Pavarësisht moshës 43-vjecare, Dwayne nuk njeh pushim, për të mbi të gjitha ka rëndësi trupi dhe stërvitja prej disa orësh cdo ditë./E.B
Rrëfimi fundit, Chris Brown: Ju tregoj sinqerisht përse e urrej veten.
Chris Brown ka vendosur që të flas ‘pa dorashka’ këtë herë me publikun. Në një intervistë, Chris shprehet se e urrën veten sepse ka një karakter impulsiv, falë të cilit ka humbur shumë bekime që i ka dhënë zoti. Për më tepër ai e përshkruan veten si një person me inat, xheloz, dhe me ndjenjën e kontrrollit ndaj gjithckaje.
Chris ka pranuar se ndonjëherë sillet edhe si qen, por po përpiqet që të kthehet në një person më të mire./E.B