Në Vëmendje

Skaneri nxjerr të prekur ata që tamponi i nxjerr negativë, 5 propozimet e ekspertëve të PD

Postuar në 18 Prill, 2020 17:05

Grupi i ekspertëve që Partia Demokratike ka ngritur për koronavirusin ka dalë me disa propozime pas konstatimit se në disa raste, tamponi nuk ka nxjerrë si të prekur pacientë që në të vërtetë kanë rezultuar të infektuar kur u është bërë skaneri. Ekspertët e PD-së i referohen disa rasteve, kur skanerat kanë zbuluar raste të infektimit me koronavirus, pavarësisht se testet kanë dalë negative.

Mjeku Ylli: CoVid-19 nuk ka qarkulluar që në shkurt në Shqipëri

Postuar në 17 Prill, 2020 21:28

Kurba e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri sipas epidemiologut Alban Ylli, është e njëjtë me atë të vendeve të Evropës Lindore, të cilat u prekën nga Covid pothuajse në të njëjtën kohë si vendi ynë, pas përhapjes së infeksionit prej Italisë.

Ai ka hedhur poshtë si të pabazë idenë se CoVid-19 ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt. Më poshtë intervista dhënë për TvT: 

Rastet e para me CoVid-19 që në muajin shkurt

Postuar në 15 Prill, 2020 20:29

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur në një intervistë për Abc News se koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt.  

Po dalim nga epidemia. Tani më shumë teste dhe analiza seriologjike

Postuar në 13 Prill, 2020 16:55

Momenti kritik ka kaluar për Shqipërinë në lidhje me pandeminë e CoVid-19. Kështu është shprehur mjeku Pëllumb Pipero që në një intervistë me News 24 ka deklaruar se java që vjen do të sjellë ulje të numrit të rasteve me të infektuar. 

21 raste të reja me CoVid-19 në Shqipëri, shkon në 467 totali i të infektuarve

Postuar në 13 Prill, 2020 11:35

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë te ditur  sot se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 21 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve me COVID-19 në 467.

Një studim thotë...Në fakt studime të tilla duhen injoruar

Postuar në 12 Prill, 2020 13:18

Një shkencëtare britanike ka thënë që vaksina kundër CoVid-19 mund të jetë gati në shtator. 80% e sigurtë.

Mirëpo një shkencëtare australiane thotë që vaksina mund të mos gjendet. Shkencëtarë të tjerë, edhe ata në sulm për të shitur ndonjë ide në këtë kohë paniku, thonë se vaksina do të kërkojë 18 muaj më e pakta. Shkencëtarët koreanë thonë se nga koronavirusi mund të riinfektohesh, pra nuk fiton imunitet. Shkencëtarët kinezë thonë se koronavirusi vepron si virusi i HIV-AIDS.

13 raste të reja në Shqipëri. Shkon në 446 numri i të prekurve nga CoVid-19

Postuar në 12 Prill, 2020 12:12

Në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 446 me një shtim prej 13 rastesh në 24 orët e fundit. Instituti i Shëndetit Publik ka kryer në 24 orët e fundit 233 teste nga të cilët kanë rezultuar pozitivë vetëm 13 nga të cilët 6 në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës.  Ministria e Shëndetësisë sqaron se nuk kemi të bëjmë me vatra të reja, por me kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Numri total i të shëruarve është 217, kurse numri i të vdekurve 23.

Akademia e Shkencave: Shqipëria po del nga pandemia

Postuar në 11 Prill, 2020 20:57

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka dalë sot me një deklaratë lidhur me situatën e pandemisë . Akademia ka ngritur një E-group që monitoron situatën dhe sipas të cilit vendi ynë është në fazën e daljes nga pandemia. 

Shqipëria do përfitojë falas medikamentin japonez, Avigan, i provuar si efektiv kundër CoVid-19

Postuar në 11 Prill, 2020 12:10

Qeveria japoneze do të ofrojë falas për Shqipërinë ilaçin Avigan që po përdoret tek pacientet me Covid-19 nga disa vende dhe po jep rezultate pozitive.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe theksohet se Shqipëria është në listën e 20 shteteve që do të ndihmohet në këtë periudhë të vështirë ku Covid-19 ka “pushtuar” botën duke marrë mijëra jetë.

Kreu i OBSh-së për Shqipërinë: Gonzalez: Zbutja e masave do të sjellë shtim të rasteve

Postuar në 10 Prill, 2020 15:50

Zbutja e masave nga qeveria shqiptare në luftën kundër koronavirusit mund të sjellë shtim të rasteve, ndaj diçka e tillë duhet të bëhet me tepër kujdes dhe vetëdije. Kështu thotë kreu i OBSH-së në Shqipëri, Raul Gonzalez, pas lajmërimit se Shqipëria do të zgjerojë fashën e lëvizjes dhe shërbimeve. Në një lidhje Skype për TvT, ai thekson kthimi në normalitet për shkak të situatës së Covid-19 kërkon disa muaj.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje