Në Vëmendje
500 mijë euro për projektin e Teatrit të ri Kombëtar
Bashkia e Tiranës do të paguajë rreth 500 mijë euro për projektin e Teatrit të Ri Kombëtar që parashikohet të ndërtohet në vendin ku u prish teatri I vjetër. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar sot procedurën e nisur nga Bashkia me objekt: Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar” me vlerë 60 317 899 lekë.
E besueshme mbeti vetëm maska
Koronavirusi erdhi. Na thanë se ka qenë në mars, pastaj e shtynë pak më tutje, ndoshta në nëntor. Tani na del se paska qenë që në vitin 2019 në Barcelonë. Të dhënat dalin nga analizat e ujërave të zeza.
CoVid-19, a po kryhet si më parë hetimi epidemiologjik?
Prej dy javësh tashmë, Instituti i Shëndetit Publik raporton raste të shtuara të të prekurve me koronavirus. Sot p.sh numri i të konfirmuarve si poozitivë është 64, kurse dje 72. Në vijimësi të ditëve të fundit shihet se kurba e të prekurve është stabilizuar mbi mesataren e numrit të të prekurve gjatë karantinimit dhe fillimit të epidemisë.
Kosovën e shpëton rruga demokratike: Dorëheqje e Thaçit dhe zgjedhje
Hashim Thaçi duhet të dorëhiqet. Kjo kërkesë tani është në tavolinë e interesit të sigurisë së Kosovës dhe nuk ka sesi të injorohet më. Njeriu që dominon skenën politike të vendit të tij është në shah permanent me një akuzë që mund të shndërrohet në kërkesë për arrestim, tashmë hapur dhe jo e hamendësuar. Dhe këtë gjë e kërkon tanimë edhe një pjesë e opinionit europian që ka ndërmend dhe mbështet nismat për ndërmjetësim të dialogut nga Brukseli.
Ingels tregon teatrin për Teatrin: 2016 porosia, 2017 kontrata me Fushën, 2018 prezantimi, 2019 PPP-ja
Arkitekti danez Bjarke Ingels, i përfolur në aferën e Teatrit Kombëtar ka dhënë një përgjigje për akuzat që i janë bërë përmes një opinioni publikuar në gazetën “Politiken” në Danimarkë.
Agresiviteti i koronavirusit nuk është ulur
Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, është shprehur në një intervistë televizive se agresiviteti i koronavirusit nuk ka rënë.
Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi.
Koronavirusi, dimë vetëm që nuk dimë Asgjë
Ekspertët e mjekësisë duket se nuk kanë një përgjigje të qartë dhe bindëse për epideminë dhe sëmundshmërinë e provokuar nga koronavirusi. Në krye të katër muajve nga shfaqja e virusit në formë epidemike, mendimet në vende të ndryshme nuk përkojnë.
Rritet kurba epidemike. 82 raste të reja me CoVid-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka dhe janë infektuar 82 persona me COVID-19.
Ky është numri më i madh i të infektuarve në një ditë që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
68 vjeçari vuante nga spok dhe ishte në gjëndje të rëndë dhe i intubuar prej disa ditësh.
Shqipëria ka shënuar deri më tani 37 viktima si pasojë e koronavirusit.
57 të infektuar me CoVid-19 në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 57 persona.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset dhe qytetarët të respektojnë rregullat. Thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve të tjerë,
Në daljen e rradhës për informimin e rasteve të reja Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid 19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.
Problem po kthehet moszbatimi i rregullave në institucione jo lehtësimi i masave të lëvizjes
Burime të ndryshme nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se vatrat e reja të infeksionit të koronavirusit në Tiranë janë kryesisht në institucione publike. Tatimet, Kadastra dhe tanimë QSUT-ja e konfirmuar zyrtarisht thuhet se janë problemet kryesore që po provokojnë rritje të numrit të rasteve të reja.