Agresiviteti i koronavirusit nuk është ulur

Postuar në 22 Qershor, 2020 14:00

Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, është shprehur në një intervistë televizive se agresiviteti i koronavirusit nuk ka rënë. 

Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi.

Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi ka ndryshuar në mënyrë gjenetike. Unë përpara kam një studim i bërë nga një institucion shkencor anglez i cili thotë se kemi dy lloje virusi në qarkullim.

Kjo nuk është e konfirmuar, por asnjëra nga këto nuk tregon se virusi ka ulur virulencën. Nuk e them me bindje, por nga ana teorike transmetueshmëria mund të jetë ulur si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ujes së lagështirës së ajrit. Është vënë re që në ndermarrje apo ambiente ku përpunohet mishi ku temperatura është e ulët dhe lagështia është e lartë kemi transmetueshmëri më të lartë të virusit sesa në ambjente të tjera ku temperatura është më e lartë

është shprehur ai.

Ky pohim ndryshon nga prashikimet se agresiviteti ulet, teksa Koraqi thotë se është ulur thjesht aftësia transmetuese. Mikrobiologu kujdeset të thotë se “kjo është teorike” pasi në shifra konkrete ne kemi shtim rastesh dhe nuk besohet se ky shtim të ketë si burim vetëm impiantet e përpunimit të mishit. Nga ana tjetër, nëse kjo që thotë Koraqi qëndron, atëherë duhet pritur një valë tjetër në vjeshtë, pasojat e të cilës askush nuk mund t’i parashikojë më me siguri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.