Në Vëmendje

Djali i imamit Genci Balla: Babai më tha se shteti po më vret. Urrejtje nxisin edhe Ben Blushi apo Kastriot Myftari, por nuk dënohen

Postuar në 03 Tetor, 2020 20:30

Pak ditë pas izolimit të imamit të vetëshpallur Genci Balla në regjimin 41 bis, gjendja e tij vijon të jetë kritike. Djali i tij Avdullahu në një rrëfim ekskluziv për TvT, tregon se parametrat e tij jetësorë janë në rrezik, ndërsa akuzon shtetin se nuk po i ofron shërbimin e nevojshëm. Balla thotë se babait të tij i është ndaluar marrja e ushqimit nga jashtë si dhe gatimi nga miku i tij mysliman.

Ka ndodhur një gabim i vockël: Të ndryshon Vendbanimi!

Postuar në 30 Shtator, 2020 01:33

Një raportim i para disa ditëve i TVT për disa parregullsi në gjendjen civile të disa qytetarëve dhe ndryshimin e vendbanimit prodhoi një situatë qesharake me një qeveri që shitet se ka çdo gjë nën kontroll. Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj nuk u prononcua gjithë këto ditë dhe hera e fundit që e kemi parë atë të shfaqet në media, ishtë kur njoftonte gjobat për qytetarët që nuk vetëdeklarojnë vendbanimin.

Lali të sjell policinë

Postuar në 28 Shtator, 2020 22:04

10 ditë pas tentativës për të shembur një vilë dykatëshe, pronë e familjes Pustina në rrugën "Qemal Stafa" dhe një garazh pranë saj, inspektorët e Mbrojtjes së Territorit u rikthyen sërish për të përfunduar aksionin, këtë herë me mbështetjen e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit. Ndërhyrja u kundërshtua sërish nga familja Muharremi, që është e strehuar në një shtëpi përdhese pas vilës në fjalë dhe pronari i garazhit që ndodhet ngjitur me këtë godinë. Në debat me këtë të fundit, kryeinspektori i IMT-së, nuk arriti të paraqesë një dokument për shembjen e objekteve.

Raportohen 100 simptoma afatgjata nga CoVid-19

Postuar në 27 Shtator, 2020 22:31

Një vëzhgim statistikor i kryer në universitetin e Indianas në SHBA ka evidentuar se të prekurit nga CoVid-19, sidomos ata që që kanë simptoma afatgjata, arrijnë në rreth 100. Janë probleme shëndetësore të shumëfishta mbi të cilat është bërë një lloj kategorizimi mbi rajonin e shafqj

Imami Armand Ali: Erdogan s’e dorëzon xhaminë e Namazgjasë te gulenistët e KMSH-së

Postuar në 26 Shtator, 2020 19:32

Armand Ali, ish-imami e Unazës së Re ka pak orë që është liruar nga komisariati ku u shoqërua së bashku me disa besimtarë muslimanë. Ai rrëfen për TvT se ndalimi nga policia dhe antiterrori i ka qenë i paligjshëm.

Kapja e shtetit, me pasoja destruktive në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 25 Shtator, 2020 19:50

Ballkani Perëndimor vetëm formalisht është një rajon me sistem demokratik. Në vendet e tij, si Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë në krye liderë autoritarë që po gërryejnë të gjithë ngrehinën demokratike. Kapja e shtetit është tanimë një tipar i qartë dallues në këto vende, të cilat kanë të hapur një ofertë  për anëtarësim në Bashkimin Europian, përmes një procesi negociatash konceptuar për të kapur standarde demokratike të cilat thjesht janë pervertuar.

Debati i deformuar për shkollën është një shaka idiote që duhet shmangur

Postuar në 22 Shtator, 2020 14:44

Në mediet pranë opozitës dhe nga vetë partia kryesore e saj, ajo Demokratike, ka nisur një presion i madh, gati i përditshëm ndaj qeverisë, për situatën e krijuar në shkolla.

Përgjegjësia juridike e prindërve për simptomat e fëmijëve!!!

Postuar në 21 Shtator, 2020 17:31

Në një intevistë për TvT, mjeku Kita Sallabanda që ushtron profesionin e tij në Spanjë, ka deklaruar ndër të tjera se përvoja me pandeminë e koronavirusit, mundëson tanimë që mjekët të bëjnë një diagnozë diferenciale. 

Po largohem nga Facebook, një kompani që fiton nga kultivimi i urrejtjes në botë

Postuar në 14 Shtator, 2020 13:10

Media të ndryshme në SHBA i kanë bërë jehonë një letre dorëheqjeje të Ashok Chandwaney, një inxhinier softesh në Facebook që ka deklaruar se largimi i tij vjen si pasojë e faktit se kompania po fiton mbi kultivimin e urrejtjes në SHBA dhe në botë.

Një rregull absurd dhe me kosto

Postuar në 10 Shtator, 2020 23:19

Administrata shqiptare prodhon përherë situata absurde të cilave shpjegimin ua jep vetëm ajo si kategori groteske. 
Ja një rast që ngjan i çuditshëm: aplikimi për pasaportë biometrike. 

Ky dokument gjenerohet mbi bazën e të të njëjtave të dhëna personale si karta e identitetit, por në ndryshim prej kësaj të fundit ajo e mundon më shumë qytetarin. 
Ja çfarë ndodh: nëse aplikon për kartë identiteti mund të zgjedhësh nje nga sportelet e kompanisë aleat kudo që ajo ndodhet. 

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje