Në Vëmendje

Nuk përjashtohet edhe karantinimi i plotë

Postuar në 10 Nëntor, 2020 15:11

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini nuk e ka përjashtuar karantinën totale në Shqipëri. Kjo do të ishte një masë që do të jepte goditje dërrmuese për brezin e tanishëm dhe jo më për një periudhë afatshkurtër.

Krasniqi në Hagë: Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz si më trajtuat mua nga burgu deri në këtë ndërtesë

Postuar në 09 Nëntor, 2020 15:05

Ish-zëdhënsi i UÇK-së Jakup Kransiqi është shfaqur i emocionuar në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara nga Hagë ku ai ndodhet për shkak të aktakuzës për krime lufte. Në fjalën e tij, Krasniqi ka akuzuar për keqtrajtim autoritetet e Gjykatës duke cilësuar se në jetën e tij nuk ka trajtuar asnjë njeri siç e trajtuan atë.

Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë.

Facebook adopton parimin e punës së Endri Fugës

Postuar në 09 Nëntor, 2020 04:09

Nëse në vitin 2016 u njohëm me fermentin propagandistik “Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane”, kësaj radhe manifestimi i ndërhyrjes është gati brutal dhe tejkalon edhe paturpësinë e çdo fletushke të së majtës markisiste. Në momentin që në SHBA pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Facebook, kompania kryesore në rrjetet sociale ka nisur të asistojë rivalin demokrat të Donald Trump, duke tentuar të izolojë kauzën ligjore të këtij të fundit.

1 vit padituri apo gënjeshtër? Zbulohet se antitrupat e të ftohtit të zakonshëm të mbrojnë nga CoVid-19

Postuar në 07 Nëntor, 2020 13:07

Lajmet me shkencë dhe studime për pandeminë dhe koronavirusin, vijojnë të ofrojnë shembuj sesi mbarë bota adoptoi politika të paqarta për menaxhimin e kësaj situate të pazakontë. Nëse kthehemi pas në kohë, do të lexojmë se në fillim shumë vende morën si pikë referimi përvojën kineze që kishte si politikë kryesore karantinimin e plotë. Mandej testim me tampon, analizë gjaku, skaner. Me ardhjen në Europë virusi u trajtua si diçka tërësisht e re, ndaj të cilit njeriu nuk kishte imunitet.

Solidaritet me Hashim Thaçin, por asnjëherë me Drejtësinë

Postuar në 05 Nëntor, 2020 13:29

Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e Presidentit të Kosovës duke i dhënë fund i detyruar pengmarrjes së një vendi të tërë. Atij i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, aktakuzë e cila duhet të provojë kryerjen e krimeve prej tyre. Shumëkush mund të mendojë se kemi të bëjmë me një spastrim të skenës politike të Kosovës. Ndoshta, por nëse kjo bëhet në emër të zbardhjes së fakteve dhe dhënies së drejtësisë, duhet përshëndetur.

Receta deri në 80 mijë lekë për Covid-19

Postuar në 03 Nëntor, 2020 23:26

Pandemia ka rritur ndjeshëm shitjen e disa medikamenteve siç janë vitaminat apo antibiotikët, por nga ana tjetër ka ulur shitjen e ilaçeve të tjera. Në një intervistë për TvT, farmacistja Drita Venetiku thotë se moslëshimi i recetave nga mjekët për shkak të situatës epidemiologjike dhe shmangies së kontaktit fizik mjek-pacient ka ulur shitjet e një pjese të medikamenteve, krahasuar me periudhën para pandemisë.

Qeveria përgatitet për mbylljen e shkollave

Postuar në 01 Nëntor, 2020 13:47

Përjetoni eksperiencën e të qenit një nxënës dixhital, duke marrë të dhëna në kohë reale dhe duke u sinkronizuar me mësuesit dhe nxënësit e tjerë

CoVid-19/Zhdukja e antitrupave nuk nënkupton humbje të imunitetit

Postuar në 29 Tetor, 2020 22:01

 Niveli i antitrupave pas infektimit me CoVid-19 nuk duhet lexuar në mënyrë lineare në raport me imunitetin e njeriut. Një rol në përhapjen e këtij perceptimi duket se ka media dhe leximi amatoresk i studimeve të shumta që publikohen mbi këtë temë.

Përqendrimi i antitrupave në trupin tuaj nuk ekuivalentohet me imunitetin

Maska është e domosdoshme në mjediset e mbyllura

Postuar në 18 Tetor, 2020 14:02

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, numri i të infektuarve të rinj me Covid-19, është shtuar dukshëm. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, thotë rritja e shifrave reflekton edhe rritjen e numrit të testimeve.

Padyshim që reflekton edhe numrin e testimeve, sepse gjatë javës së kaluar  përqindja e pozitivitetit është luhatur mes 18 dhe 25 për qind, nëse do kjo do të ishte edhe në muajt gusht, kjo është rrjedhojë e rritjes së testimeve, njerëzit izolohen  për të mos infektuar të tjerët”.

Foto/Rrethohet lulishtja te Vëllezërit Frashëri. Shënimi: Kujdes, zonë e rrezikshme!!!

Postuar në 13 Tetor, 2020 20:11

Lulishtja në sheshin e vogël ku ndodhen statujat e Vëllezërve Frashëri është rrethuar sot me kangjella metalike mbi të cilat është vënë një tabelë: Kujdes, zonë e rrezikshme!

Asnjë njoftim tjetër, as njoftim punimesh, thjesht një rrethim aty ku përditë shohim fëmijë që luajnë. Rrethimi ka lënë jashtë vetë statujat dhe fushën e vockël të basketollit duke bllokuar një lulishte për të cilën dikur u mburrën se ishte një xhevahir i shtuar në qytetin e shumicës së heshtur.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje