21 raste të reja me CoVid-19 në Shqipëri, shkon në 467 totali i të infektuarve

Postuar në 13 Prill, 2020 11:35

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë te ditur  sot se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 21 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve me COVID-19 në 467.

Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.
Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste

tha drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico. 

Shifra e sotme thyen për keq prirjen e tri ditëve rresht, ndonëse duhet thënë se shkallae shërimit është po ashtu e lartë. Dje u raportua se janë shëruar 217 persona. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.