Rastet e para me CoVid-19 që në muajin shkurt
Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur në një intervistë për Abc News se koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt.
Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm.
Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet
ka thënë Bino.
Sipas saj një virus me mortalitet të ulët priret të qëndrojë gjatë në popullsi, kurse një virus me mortalitet të lartë tentoj të zhduket shpejt. Ne jemi në rastin e parë, prat ë një virusi që ka shkallë të ulët vdekshmërie.
Add new comment