silva bino
Ende asnjë vendim për nisjen e procedurave për vaksinën anti-CoVid-19
Agjencia Kombëtare e Barnave është hallka e fundit e zinxhirit institucional që do të certifikojë dokumentacionin mbi kompanitë dhe llojin e vaksinës antikovid që do të vijë në vendin tonë. Ky institucion është në pritje të dosjes që duhet të mbërrijë nga Instituti i Shëndetit Publik për të finalizuar këtë proces. Burime pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave thanë për TvT se nga ISHP nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me nisjen e procedurave për vaksinën.
Rastet e para me CoVid-19 që në muajin shkurt
Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur në një intervistë për Abc News se koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt.