Po dalim nga epidemia. Tani më shumë teste dhe analiza seriologjike
Momenti kritik ka kaluar për Shqipërinë në lidhje me pandeminë e CoVid-19. Kështu është shprehur mjeku Pëllumb Pipero që në një intervistë me News 24 ka deklaruar se java që vjen do të sjellë ulje të numrit të rasteve me të infektuar.
Unë vazhdoj të mbetem i mendimit që këtë javë numrat do vijnë duke u ulur, por gjithësesi është herët për të festuar. Kjo është koha kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Masat e marra duhet të na çojnë drejt një analize të gjërë të situatës që të ndërtojmë një strategji të re, për kontrollin të situatës.
Unë kam qenë partizan i fillimit të lehtësimit të masave me pikatore, i japin gjallëri ekonomisë dhe ulin panikun, efekti psikologjik i motivon qytetarët, tregon që nëse zbatohen masat mundësia për të dalë është më e afërt, por nga ana tjetër duhet të ndërtohet monitorimi i situatës, të ketë shtim të testeve, të mos kufizohemi vetëm te rastet e kontaktit, të bëhen teste të shpejta në qendra të mëdha punësimi apo ndërmarrje, analiza seriologjike
tha mjeku në fjalë.
Sipas tij epidemia është duke përfunduar në vendin tonë, por sërish, në kushtet e mungesës së një vaksine mënyra më e mirë për të mbajtur në kontroll situatën është zbatimi i masave të kufizimit dhe distancimit.
Gjysma e majit na gjen shumë më të çliruar se gjysma e prillit
shtoi Pipero duke njoftuar kështu se ndoshta vera do të jetë e lirë për qytetarët. Të paktën një liri shumë më e madhe se tani.
Add new comment