pipero
Koronavirusi, dimë vetëm që nuk dimë Asgjë
Ekspertët e mjekësisë duket se nuk kanë një përgjigje të qartë dhe bindëse për epideminë dhe sëmundshmërinë e provokuar nga koronavirusi. Në krye të katër muajve nga shfaqja e virusit në formë epidemike, mendimet në vende të ndryshme nuk përkojnë.
Pipero: Vala e dytë, më e dobët. Riinfektimi, shumë i rrallë. Protokollet tona të mjekimit të CoVid-19
Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksiklorokina, e cila kombinohet me medikamente të tjera, që ndryshojnë nga një pacient te tjetri. Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TvT, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se janë disa faktorët që përcaktojnë se cila skemë mjekimi ndiqet me secilin pacient.
Po dalim nga epidemia. Tani më shumë teste dhe analiza seriologjike
Momenti kritik ka kaluar për Shqipërinë në lidhje me pandeminë e CoVid-19. Kështu është shprehur mjeku Pëllumb Pipero që në një intervistë me News 24 ka deklaruar se java që vjen do të sjellë ulje të numrit të rasteve me të infektuar.
Covid-19 në Shqipëri, Pipero: Është një “qetësi” që nuk zgjat shumë, piku pas 29 marsit
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se është ende herët për të bërë një parashikim të saktë të ecurisë së Covid-19 në Shqipëri. Në një bisedë në studion e lajmeve në TvT, Pipero tha se pavarësisht numrit relativisht të ulët të numrit të të infektuarve ditë pas dite, nuk ka vend për optimizëm, pasi përhapja e virusit është ende në fillimet e saj. Sipas Piperos, piku i të infektuarve pritet të arrihet diku nga fundi i javës së tretë ose fillimi i javës së katërt.