Në Vëmendje

Qirio: Nëse bizneset kanë manipuluar të dhënat për ndotjen, mbyllje aktiviteti ose ndjekje penale

Postuar në 27 Korrik, 2021 18:33

Ndotja e ajrit nga fabrikat e Albkrome dhe impianteve të tjera në zonën industriale në Elbasan arrin deri në 7-fish mbi normën. Për drejtorin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirio, kur ka indicie kaq shqetësuese, institucionet duhet të kryejnë inspektime në terren. Në studion e lajmeve të MCN TV, Qirio tha se pikave të nxehta si Elbasani u duhet dhënë prioritet.

Gjuha e policisë!

Postuar në 27 Korrik, 2021 18:19

Hape derën, policia.

Hape mor derën, o bythqir!

Hape derën…

Këto fjalë mund t’i dëgjosh në videon e siguruar sot nga gazetarë të MCN TV gjatë momentit të ndalimit të një personi në kërkim nga forca policore. Videoja e përcjellë në media evidenton disa probleme. Së pari, mënyra e ndalimit që në planin profesional ishte dështim përderisa subjekti u  largua.

"Nuk na e njohin vaksinën, detyrohemi të bëjmë tamponin"

Postuar në 25 Korrik, 2021 15:13

Fluks qytetarësh në qendrën ku bëhen tamponë për Covid 19, e cila ndodhet brenda aeroportit “Nënë Tereza”. Mosnjohja e vaksinës nga shtete të tjera ka bërë që të krijohet kjo dyndje dhe radhë. Kryesisht qyetarët që paraqiten për të bërë tamponin, udhëtojnë për në Itali.

Nëse ke kryer të dyja dozat e vaksinës, dhe do të udhëtosh jashtë vendit, duhet të sigurohesh nëse të nevojitet tampon. Të shumtë janë qytetarët që janë paraqitur vetëm me certifikatën e vaksinimit, por janë detyruar të kryejnë edhe tamponin pranë një laboratori privat.

Thellohet skandali me emetimet e Albchrome

Postuar në 23 Korrik, 2021 20:07

Skandali me emetimin e ndotjes që shkaktohet nga kompanitë e përpunimit të kromit në Elbasan thellohet edhe më tej. Situatën alarmante  e pranon për MCN edhe zëvendësdrejtori i inspektoriatit të mjedisit në Elbasan, Ismail Dybeli. Pas kronikës të transmetuar pak ditë më parë në MCN, ku pamjet tregojnë zonën e fshatit Balldren të mbuluar nga tymi, Dybeli thotë se është në dijeni të nivelit të lartë të ndotjes që emetohet nga fabrikat e Albkrome, pjesë e Balfin grup në zotërim të biznesmenit Samir Mane.

Rruga që nuk mbaron kurrë

Postuar në 11 Korrik, 2021 12:33

E premtuar një dekadë më parë, por ende një kantier ndërtimi. Rruga Qukës- Qafë Plloçë, që do të shkurtonte distancën mes Pogradecit dhe Tiranës, edhe pse vetëm 40 km, pavarësisht ndërrimit të disa qeverive nuk ka përfunduar.

43 mijë m2 me 1 euro dhe një kufizim nga ligji

Postuar në 07 Korrik, 2021 19:26

Në një raportim të vetin sot, MCN TV njofton për blerjen me 1 euro të Repartit të Artilerisë në Brar të Tiranës nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Në raportimin e vet, televizioni në fjalë sjell dokumentet përkatëse ku flitet për shifra mbi 100 milionë lekë për një sipërfaqe prej 43 mijë m2. Ndërkohë në të njëjtin televizion, përfaqësuesja e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Paula Bero, ka sqaruar se ligji përkatës e kufizon blerjen e aseteve ga OJF-të. Më poshtë intervista e znj. Bero dhe materiali për blerjen e truallit me objekte në Brar të Tiranës:

Si mund ta kuptojë këtë lloj qeverisjeje një njeri normal?

Postuar në 04 Korrik, 2021 03:54

Në Shqipëri ka nisur një aksion i ri. “Bregdeti ynë” quhet. Në krye policia që përmes titullarit politik të saj, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar dje se ka prishur 130 ndërtime pa leje nga Velipoja në Ksamil. Vetë ministri ka folur me optimizëm për këtë që po ndodh duke lënë të kuptohet se serioziteti sezonal në këtë vend është partneri besnik I groteskut shtetëror.

Variant i ri, zhurmë e vjetër

Postuar në 01 Korrik, 2021 20:26

Në pjesën më të madhe të mediave kryesore në Perëndim ka nisur të flitet përditë për të ashtuquajturin variant Delta i CoVid-19. Dhe po flitet me të njëjtën gjuhë probabiliste si në fillimet e pandemisë. Studime që flasin për cilësitë e variantit, infektivitetin e tij, përhapjen dhe me dyshime hidhet edhe ideja se ai ka vdekshmëri më të lartë. Aktualisht kjo valë e re pandemie që po parashikohet sjell me vete edhe valën e re të pandemisë informative.

Dy fjalë për Selcën

Postuar në 05 Qershor, 2021 16:03

Nuk ka thuajse asnjë tekst të arkeologjisë shqiptare që të mos përmendë varret monumentale të Selcës. Varret në fjalë janë një lloj xhevahiri i qytetërimit ilir në territorin e Shqipërisë, sepse përfaqësojnë dëshmi arkitektonike dhe kështu janë bazë e mirë për të folur për organizimet shtetërore të fiseve enkeleje.

Varret gjenden në zonën e Mokrës, në fshatin Selcë, në një kodër piktoreske që dominon fushëpamjen nga të gjitha drejtimet dhe që sheh deri në Llëngë.

DASH publikon raportin për liritë fetare. Për Shqipërinë, kryesore (mos)prona e komuniteteve

Postuar në 13 Maj, 2021 01:02

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin mbi lirinë e religjionit për vitin 2020. Për Shqipërinë në pah del problemi i pronës së komuniteteve fetare, të cilave nga njëra anë u legalizohen objekte kulti dhe nga ana tjetër mbahen peng në procese gjyqësore që nuk kanë të sosur.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje