Gjuha e policisë!

Postuar në 27 Korrik, 2021 18:19

Hape derën, policia.

Hape mor derën, o bythqir!

Hape derën…

Këto fjalë mund t’i dëgjosh në videon e siguruar sot nga gazetarë të MCN TV gjatë momentit të ndalimit të një personi në kërkim nga forca policore. Videoja e përcjellë në media evidenton disa probleme. Së pari, mënyra e ndalimit që në planin profesional ishte dështim përderisa subjekti u  largua.

Së dyti ndalimi i një gazetari, që mund të ishte edhe qytetar, i cili po filmonte operacionin që zhvillohej në mes të ditës, nuk justifikohet. 

Së treti është fraza e urdhërimit të ndalimit të një qytetari që është në kërkim. Etiketimi i sipërcituar na zbulon publikisht atë që e dimë të gjithë: nivelin e komunikimit të policisë që nuk kursen këtu asgjë dhe vendos një raport force nënçmimi me një subjekt kontrolli operativ.

Termi bythqir është me natyrë pezhorative në të folurën bisedore shqipe. Këtu nuk po i futemi shqetësimit që vjen nga komunitete të caktuara, apo ambasada që financojnë projekte për ta, por për një episode që zbardh një të vërtetë të hidhur.

Ndalimi i një personi nuk nënkupton poshtërim dhe as dhunim. Forca siç e udhëzon ligji dhe procedura është mjet i fundit. Sigurisht që e folura e punonjësit të policisë aty është neutrale në kuptimin që nuk ka teorikisht asgjë personale me personin, është pra një e folur reflektive që shëmbëllen me atë gjuhën tonë të përditshme.

Por megjithatë, Fjala e emetuar nga përfaqësues të institucioneve ka tjetër peshë. Policë që shajnë me libër shtëpie, apo si ky rast këtu janë një shembull i keq, ndonëse realist i Shqipërisë së përditshme. Kjo dhunë verbale i mbivendoset një dhune kuturu që pamë ndaj një gazetari për të kompromentuar kështu për keq edhe punën e policisë në drejtimin operativ, që mund të jetë shumë e mirë.

Ne e prekim përditë raportin absurd që krijon shpesh policia, përfaqësues të së cilës të ndalojnë dhe mundet edhe të të pyesin: Ku ishe? Ku po shkon? Nga je? Me çfarë merresh?

Patjetër që ka përmirësim. Të mos e mohojmë. Por njeriu nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë dhe uniforma nuk mund të jetë përherë element i shtuar pasigurie në vend se të jetë prani e një sigurie të shtuar. Po nëse i kërkuari do të ishte me një familjar? Po familjarët që e dëgjojnë këtë komunikim çfarë mund të mendojnë? Apo kjo literaturë është pjesë e paketës së veprimit policor. Sharja është erëza e mënyrës sesi ne funksionojmë?

Nuk vlen padyshim as ekzagjerimi mediatik për shtrirjen në tokë të gazetarit, të mos bëhemi histerikë kot. Në atë video nuk ka ndonjë gjë realisht shqetësuese nga ana e policisë. Por kjo gjuhë që dëshmojmë është sfilitëse për nga energjia që kërkon për ta eliminuar nga komunikimi shtet-qytetar, sepse ajo tradhëton më shumë se çdo gjë tjetër atë hipokrizinë e përgjithshme të standardeve. Që nuk mund të vijnë pa rritjen e nivelit të vetë shoqërisë. Edhe të medias, për fat të keq.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qendrojne dy fakte.
1 shoferi mund te jete bythqir dhe nga frikacse mos e perdhunojne apo e rrahin u largua.
2 LGBT istat e kane shance te hedhin ne gjyq policine e Ardi Veliut per dhune karshi anetarit te tyre.
Te mos harrojne keta barkederrat se bythqirizimi eshte civilizim ne Perendim, dhe Shqiperia hyne ne BE me bythe, duke I rene ky popull si mos me keq. Nuk e ka mbetur asgje ketij njerezimi, vetem bytha, qe ia pergojojne.
4 police, nuk ia shqyen dot deren, dhe kur nuk munden, ia shane bythen. Gjithe ajo rremuje per nje cop byth, na kujtoi sherret ne rradhe per nje shishe kos ne 6 te mengjesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.