Në Vëmendje
Vaksina, si indulgjencë për të dalë nga shtëpia
Austria ka vendosur të gjobisë me deri në 7200 euro ata qytetarë që nuk pranojnë të vaksinohen kundër CoVid-19. Masa në fjalë është përfundim i një propagande të gjerë frike dhe paniku kundër sëmundjes aktuale dhe sugjeron si model shtrëngimin e çdo individi përkundër vullnetit të tij në raport me trupin. Trupi kështu i nënshtrohet një kategorie abstrakte që quhet Shëndet Publik, ndonëse të vaksinuarit janë teorikisht të imunizuar dhe nuk rrezikohen.
Frika, doza e vetme efektive e pandemisë
Në datën 21 nëntor 2021, gazeta e majtë britanike “The Guardian” publikonte një shkrim me titullin: Është Delta, supervarianti i fundit i Covidit? Në shkrim vihej në dukje mënyra e përhapjes së këtij varianti, kapaciteti i lartë i transmetimit dhe dominimi në masën 99.5% i tij. Aq sa u fol për një pandemi të Deltas. Ja një pasazh nga shkrimi i njërës prej mediave më manipulative në botë:
Politika europiane në Ballkanin Perëndimor ka nisur të veprojë si një faktor destabilizues
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizellos ka autorizuar së fundmi një opinion në gazetën “Kathimerini” përmes të cilit bën thirrje për zbatim sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Greqisë. Ai e cilëson këtë marrëveshje si interes të Greqisë dhe kjo duhet kuptuar prej kujtdo, pavarësisht se si ka votuar apo ka menduar në momentin e nënshkrimit të saj. Mes tyre z.
Vaksina e Para! Mjekësia stigmatizon imunitetin natyral
Mjekësia dhe katedrat universitare po rendin në mënyrë të çuditshme drejt një vetëdiskreditimi që mund të shpjegohet vetëm me konservatorizmin e tyre profesional dhe oportunizmin për çështje fondesh. Ka disa javë që në SHBA po diskutohet dhe analizohet rritja e numrit të infektimeve me CoVid-19 edhe në ato vende me shkallë të lartë vaksinimi dhe sërish ftesa e shkencëtarëve mbetet e njëjta: Vaksinohuni! Profesorë me tituj që përsërisin e përsërisin se vaksina është zgjidhje, madje se ajo është më e mirë se imuniteti natyral.
Ministria e Arsimit merr gomën për korrigjimin e teksteve. Asnjë fjalë për faturën dhe përgjegjësitë e gabimeve
Sot, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka prezantuar projekt-buxhetin 2022. Duke folur para një përfaqësie mësuesish dhe në prani të Kryeministrit të vendit, zonja Kushi ka premtuar tekste falas një përdorimësh, duke nisur nga viti tjetër dhe më tej, ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka nisur korrigjimin e teksteve në përdorim nga gabimet dhe pasaktësitë. Ministrja ka sqaruar se tekstet në arsimin bazë janë cilësore dhe se janë përkthim i Oksfordit, por ato siç është raportuar shpesh kanë pasaktësi.
Vaksinimi i detyrueshëm është biznes. Pandemia konfirmon që vaksina nuk është zgjidhje
Tashmë është një lajm që nuk mund të injorohet: vaksina nuk është siguri kundër CoVid-19. Madje ajo nuk ofron më as vlerën e kufizuesit pandemik duke krijuar stres në sistemin shëndetësor. Raportimet të shumta në SHBA vënë në dukje pikërisht këtë “paradoks” që është i tillë në raport me propagandimin e bërë në muajt e fundit për vaksinat e ndryshme.
Pse Covid-19 vret më shumë burra se gra?
Që prej fillimit të pandemisë u vu re se rastet që përfundonin në fatalitet ishin më shumë meshkuj se femra. Sipas statistikave në Itali, një nga vendet me numrin më të madh të viktimave gjatë valës së parë, 57% e viktimave të Covid-19 janë meshkuj.
Vaksinim i detyruar? Pas Molnupiravir, Pfizer njofton zhvillimin e një pilule të re kundër CoVid-19
Një ditë pasi Britania e Madhe miratoi Molnupiravir si pilulën e parë kundër CoVid-19, kompania Pfizer ka njoftuar se edhe ajo ka zhvilluar një pilulë që sipas saj redukton rrezikun e hospitalizimit dhe vdekjeve te pacientët me 89%.
Kundërshtime të forta ndaj ndryshimeve në kurrikulat e matematikës në Kaliforni
Rreth 1000 ekspertë të matematikës dhe matematikës së aplikuar në Kaliforni, me anë të një letre drejtuar Departamentit të Edukimit (CDE) kundërshtojnë ndryshimet në kurrikulat e lëndës. Ata thonë se këto të fundit mund të dëmtojnë procesin e nxënit te 6 milionë nxënës në shkollat publike.
Shërbimet amerikane, të paafta të sqarojnë origjinën e Sars-CoV-2: Nuk është armë biologjike
Shërbimet sekrete amerikane nuk janë në gjendje të përcaktojnë diçka të saktë mbi origjinën e CoVid-19. Të ngarkuar nga presidenti aktual Joe Biden me detyrën e identifikimit të origjinës së virusit që provokoi pandeminë aktuale, shërbimet amerikane janë në dilemën mes një origjine natyrore dhe një incidenti laboratorik.
Analistët vlerësojnë se të një origjinë natyrore dhe një shpërthim epidemic si pasojë e një incidenti laboratorik, janë të dyja hipoteza të besueshme për atë sesi Sars-Cov-2 infektoi fillimisht njerëzit