Shërbimet amerikane, të paafta të sqarojnë origjinën e Sars-CoV-2: Nuk është armë biologjike
Shërbimet sekrete amerikane nuk janë në gjendje të përcaktojnë diçka të saktë mbi origjinën e CoVid-19. Të ngarkuar nga presidenti aktual Joe Biden me detyrën e identifikimit të origjinës së virusit që provokoi pandeminë aktuale, shërbimet amerikane janë në dilemën mes një origjine natyrore dhe një incidenti laboratorik.
Analistët vlerësojnë se të një origjinë natyrore dhe një shpërthim epidemic si pasojë e një incidenti laboratorik, janë të dyja hipoteza të besueshme për atë sesi Sars-Cov-2 infektoi fillimisht njerëzit
thuhet në raportin e dorëzuar nga shërbimet inteligjente.
Nga të gjitha këto, katër agjenci inteligjente dhe Këshilli Kombëtar i Inteligjnës mendojnë se virusi ka origjinë natyrore, kurse agjenci të tjera, përfshirë FBI-në, gjykojnë për një dalje nga laboratori.
Por komuniteti i inteligjencës ka rënë dakord për faktin se virusi në fjalë nuk është inxhineruar me qëllim në një laborator dhe as është konceptuar si armë biologjike. Mbi inxhinierimin ose jo në laborator, theksohet megjithatë se ka teknika të inxhinerimit genetic që e bëjnë të pamundur të dallosh viruse të modifikuar nga ata natyrorë.
Add new comment