Vaksinim i detyruar? Pas Molnupiravir, Pfizer njofton zhvillimin e një pilule të re kundër CoVid-19
Një ditë pasi Britania e Madhe miratoi Molnupiravir si pilulën e parë kundër CoVid-19, kompania Pfizer ka njoftuar se edhe ajo ka zhvilluar një pilulë që sipas saj redukton rrezikun e hospitalizimit dhe vdekjeve te pacientët me 89%. Bloomberg e përshkruan kështu situatën e krijuar nga njoftimi i Pfizer:
Pfizer u rrit me 13% në treg, ndërkohë që Merck(prodhuesi i Molnupiravir) ra me 9.3%. Disa prodhues të vaksinës humbën terren me Moderna Inc. që ra me 11% dhe partnerin e Pfizer, BioNTech që rrëshqiti me 9,4% në tregun gjerman
Pra tashmë shëndeti publik përcakton bursën dhe prirjen e investimeve.
Pilula e re e Pfizer synon të pavaksinuarit dhe sipas të dhënave ajo është testuar në 1219 të rritur për pesë ditë nëse nis të merret tri ditë nga nisja e simptomave. Lajmi për zhvillimin e medikamentit në të vërtetë ka natyrë strikt ekonomike pasi ai vjen një ditë pasi një shtet i zhvilluar si Britania vendosi të zhbëjë monopolin e vaksinimit si kurë finale dhe efektive kundër CoVid-19.
Është e qartë se menaxhimi i pandemisë tashmë hyn në një fazë të re me një garë që do të zhvillohet për prodhimin e kurave alternative ndaj vaksinimit. Ajo që mbetet për t’u parë është sesi do të ecet tashmë me kufizimet që lidhen me vaksinimin, sidomos në Europë ku pasaporta e vaksinimit është bërë deri diku kush për lëvizjen dhe marrë shërbime të caktuara. Është cinike të shohësh sesi politikat ndryshojnë dhe nuk do të jetë e largët dita kur parrullat dhe kërcënimet që kanë të bëjnë me vaksinimin të zhduken nga qarkullimi për t’u kujtuar sesa e brishtë është liria që mendonim se ky sistem na e garantonte dhe madje e ka përgjegjësi.
Add new comment