pilula

EMA autorizon përdorimin e pilulës anti-Covid

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 23:09

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) autorizon përkohësisht përdorimin e pilulës anti-Covid-19 të prodhuar nga Pfizer, Paxlovid. Pilula mund të përdoret nga të rriturit e prekur nga Covid-i, që nuk kanë nevojë për oksigjen, por që rrezikojnë të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, raporton Le Monde.

Pilula për trajtim në shtëpi, Pfizer konfirmon efektivitetin e Paxlovid

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 09:24

Një medikament i ri që trajton Covid-19 është testuar me sukses. Paxlovid, i prodhuar nga Pfizer, rezultoi efektiv në analizën përfundimtare të provës klinike të Fazës 2/3. Ilaçi i ri parandaloi në 89 për qind të rasteve që persona me rrezik të lartë nga Covid-19 që të shtroheshin në spital ose të përfundonin në fatalitet.

Një tjetër pilulë kundër Covid-19, Regeneron siguron 81.6% imunitet

Postuar në 08 Nëntor, 2021 18:11

Një tjetër medikament premton parandalimin e infektimit me virusin SARS-CoV-2. Regeneron Pharmaceuticals Inc njoftoi sot se një dozë e vetme e koktejit të saj të antitrupave uli rrezikun e infektimit me 81.6%, rezultat që zgjati dy deri në tetë muaj pasi ishte marrë.

Vaksinim i detyruar? Pas Molnupiravir, Pfizer njofton zhvillimin e një pilule të re kundër CoVid-19

Postuar në 05 Nëntor, 2021 14:18

Një ditë pasi Britania e Madhe miratoi Molnupiravir si pilulën e parë kundër CoVid-19, kompania Pfizer ka njoftuar se edhe ajo ka zhvilluar një pilulë që sipas saj redukton rrezikun e hospitalizimit dhe vdekjeve te pacientët me 89%.

Pilula Molnupiravir rezulton efektive kundër Covid-19

Postuar në 01 Tetor, 2021 14:35

Një pilulë antivirale duket premtuese në luftën kundër Covid-19. Molnupiravir, e prodhuar nga Merck & Co ka rezultuar efektive në reduktimin e shtrimeve në spital dhe mortalitet, duke i ulur këto me 50%. Rezultatet premtuese të dala nga fazat e fundit të testeve klinike kanë bërë që gjiganti i farmaceutikës dhe partneri Ridgeback Biotherapeutics LP të ndalojnë studimin dhe bëhen gati për të kërkuar autorizim për përdorimin emergjent të ilaçit nga SHBA.

Subscribe to RSS - pilula