Vaksina e Para! Mjekësia stigmatizon imunitetin natyral

Postuar në 14 Nëntor, 2021 16:03

Mjekësia dhe katedrat universitare po rendin në mënyrë të çuditshme drejt një vetëdiskreditimi që mund të shpjegohet vetëm me konservatorizmin e tyre profesional dhe oportunizmin për çështje fondesh. Ka disa javë që në SHBA  po diskutohet dhe analizohet rritja e numrit të infektimeve me CoVid-19 edhe në ato vende me shkallë të lartë vaksinimi dhe sërish ftesa e shkencëtarëve mbetet e njëjta: Vaksinohuni! Profesorë me tituj që përsërisin e përsërisin se vaksina është zgjidhje, madje se ajo është më e mirë se imuniteti natyral.

Problemi me imunitetin natyral është se a)është I mirë sa vaksinimi dhe b)ikën me kalimin e kohës dhe njerëzit riinfektohen nëse nuk vaksinohesh

citohet Taison Bell, një as.prof në universitetin e Virginias.

Më tej akoma, një tjetër amerikanizëm:

Ideja e ndërtimit të mbrojtjes imunologjike të popullsisë vetëm duke u bazuar në infektimin natyral, është së pari super e rrezikshme, shumë e vështirë

thotë një tjetër profesor nga shkolla “John Hopkins”.

Pohimet e mësipërme janë pjesë e repertorit tashmë të njohur të fushatës së vaksinimit, e cila si rrallë ndonjëherë në historinë modern ka nevojë për propagandim. Nuk është parë më parë një rezistencë e tillë ndaj vaksinës, mjekësisë. Dhe këtu çështja që shtrohet është pse ky dyshim, ky dyzim? Tashmë po bëhet e qartë se pandemia vë në provë në kohë reale të gjitha sugjerimet e mjekësisë, që janë probabilistike dhe asnjëherë afirmative. Si të tilla ato marrin karakter eksperimental dhe vihen në diskutim nga përvoja e kujtdo që përtej sëmundjes shtron edhe pyetjet e veta.

P.sh sot askush nuk flet më për imunitetin e tufës, por ky është një term që u hodh në qarkullim nga imunologët dhe epidemiologët. Në verën e vitit të shkuar u propagandua rreziku nga riinfektimi, sot pakkush e përmend një gjë të tillë. Dhe të gjitha këto lojëra nuk janë propozime akademike, por vishen me autoritetin e vendimmarrësit që gradualisht po shndërrohet në biznesin më të amdh të kohës sonë: farmaceutika e frikës.

E një frike që sot që flasim shfaqet publikisht më e madhe te qeveritë sesa te shoqëria, në dallim nga faza e parë e pandemisë, kur frika rrezikonte të kthehej në panik. Kush mban përgjegjësi për këtë që po ndodh? Për kostot e gjeneruara nga vendime të tilla të cilat sa më shumë kalon koha, aq më shumë përftohen si represive? Natyrisht, nuk ka asnjë vendim që të jetë konsensual plotësisht; me përkufizim aktet e pushtetit kanë marzh arbitrariteti dhe imponimi, por kur vjen pun ate shëndeti, loja me këtë atu bëhet e rrezikshme.

Përpara se dikush të imponojë diçka duhet të ketë garancinë se posedon mjetin dhe zgjidhjen shkencore, të arsyeshme dhe me pasoja të pranueshme. Përndryshe gama e njerëzve që i besojnë një mjekësie që sa vjen dhe i ankesohet farmaceutikës, do të vijë duke u zvogëluar. Brezi para nesh e mban mend më mirë se vaksina për sëmundje të caktuara ishte zgjidhje dhe fat madje, por kjo nuk vinte vetëm për shkak të kalvarit të pambarimtë të përvojës me sëmundjet, por edhe sepse mjekësia e celebronte një bar, një vaksinë, si moment humanitar, nën ekzigjencat e humanizmit, si një të mirë publike. Sot kjo nuk ndodh më për fat të keq, por pa dashur të pretendojmë ndonjë gjë morale, të paktën ata që flasin dhe propozojnë diçka kanë detyrimin të jenë koherentë me veten.

s.zaimi

Comments

Submitted by Selim (not verified) on

Gjynaf qe ste lane ty te merrje vendimet. Do ta kishe ndritur. Je nje hap anash terose se konspiraciinit.

Submitted by Pizzicato (not verified) on

Zoti Zaimi, po arsyetoni sipas motos: "Ate qe une nuk e kuptoj, nuk mund ta kuptoje askush tjeter. Dhe sa me shume njerez te besojne ne te, aq me e gabuar duhet te jete ajo".
Ne mjedisin e corroditur mediatik ne te cilen jeton shoqeria jone agjitacioni kunder efektit te vaksines eshte i rrezikshem.

Submitted by redaksia on

Nuk eshte ky rasti. Nuk ka agjitacion kunder vaksines, por ka kundershti kunder politikave per imponimin e saj. Sidomos kur vete autoritetet qe autorizojne perdorimin  e saj ngrene dyshime. Ne fund te fundit, ai qe ka droje vaksinohet sepse tashme eshte mundesia. Dhe i pavaksinuari nuk ka pse te penalizohet kur praktikisht nuk perben me kercenim.

Nuk mundet qe te tolerohet si demokratike e ca me keq, politike sigurie, nje politike qe merr tipare represive perkundrejt atyre qe refuzojne te pranojne norma rregulluese mbi kriter probabilist per trupin e tyre. Askush nuk po ve ne diskutim protokollin standard te vaksinimit, por vetem nje vaksine. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.