Lajme
Jeff Bezos shiti 3.4 miliardë dollarë të aksioneve në Amazon pak para rënies së Covid-19
Miliona njerëz në të gjithë botën kanë humbur punën e tyre, dhe triliona dollarë janë fshirë nga vlera e tregjeve të aksioneve. Por jo të gjithë kanë humbur. Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, është 5.5bn $ më i pasur sot, se sa ishte në fillim të vitit. Pasuria e tij, e mbajtur kryesisht në aksionet në Amazon, u rrit me 3.9bn dollarë vetëm të enjten në 120bn $ - të mjaftueshme për të blerë 188,000 bare standarde ari (madje duke marrë parasysh çmimin fluturues të arit).
COVID-19/ Shqipëria ndihmon Italinë, dërgon në Bergamo 30 mjekë për të përballuar situatën emergjente
30 mjekë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19. Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qendrojnë për një muaj. Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.
Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.
Fotolajm/Hegjemonia e koronavirusit
Papa Françesku ka bërë një lutje në sheshin Shën Pjetër pa praninë e njerëzve. Zot mos na braktis në furtunën e tanishme!
Edhe në Shqipëri ka patur raportime për pneumoni atipike, por nuk provohet lidhja me CoVid -19
Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, thotë se masat kufizuese duket se po mbajnë nën kontroll përhapjen e epidemisë. Në një intervistë në studion e TvT, Ulqinaku tha se numri i rasteve të reja tregon se masat deri tani e kanë dhënë efektin, por ato duhet të vijojnë të ndiqen me përpikmëri.
“Është mirë të kemi frikë, të menaxhojmë frikën, të kontrollojmë sjelljet tona humane. Ne vazhdojmë të kemi raste të reja. Deri tani, masat e kanë dhënë efektin. Që sistemi të mos bjerë në kolaps, duhet të kesh aq raste sa i përballon reanimatori”, tha ai.
Ambasadori i SHBA në Kosovë autorizon Hashim Thaçin për formimin e një qeverie të re
Mediat e Kosovës kanë njoftuar sot për një takim mes presidentit Hashim Thaçi dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces. Thaçi përsëriti që Kosova është e bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet
Si zakonisht, pas frikës nis arroganca dhe krekosja
Shikojeni kryeministrin e Shqipërisë se çfarë bën ditë pas dite. Në fillm injoronte rrezikun e pandemisë. Tallej. Por deri këtu nuk ka ndonjë gjë për ta akuzuar. Fundja të gjithë në botë u tallën deri sa u kapën gafil. Problemi nis më pas, kur krahas përpjekjes për të përballuar situatën, të duhet të mbulosh edhe dobësitë organike që kanë qenë aty dhe ke bërë sikur nuk i ke parë.
Ditë pas dite nuk dilte nga shtëpia. Pastaj e vrau frikën, tani ka nisur edhe del edhe rrugëve. Me gjasë i kanë thënë se flama që ka rënë nuk është edhe aq flamë.
G 20, 5 trilionë dollarë për të ekuilibruar pasojat e pandemisë
Ndërsa përhapja e pandemisë së Covid-19 rrezikon një recesion të thellë në ekonominë botërore, vendet e G20 u angazhuan në një front të përbashkët përballë këtij rreziku. Plot 5 trilionë dollarë do të injektohen në ekonominë globale për luftuar efektet negative që ka nisur dhe pritet t’i thellojë në ekonomi koronavirusi.
Mbledhja e G20 u realizua përmes videokonferencës dhe u drejtua nga mbreti Salman i Arabisë Saudite, i cili kërkoi një bashkëveprim të koordinuar kundër pandemisë.
Co Vid -19, me gjasë do të jetë sezonal. Ka nisur të zhvendoset drejt Hemisferës së Jugut
Mjekët amerikanë njoftojnë se virusi i ri, Co Vid – 19 mund të kthehet në një sëmundje sezonale. Anthony Faucci deklaroi dje se së fundmi po vihen re më shumë raste në hemisferën jugore çka lidhet aty me afrimin e klimës së ftohtë. Nëse kjo ndodh, atëherë sipas tij është e pashmangshme që koronavirusi të kthehet edhe nëse tani ai ndalet.
Ndoshta të gjithë fituan diçka. Po Isa Mustafa dhe LDK, çfarë fituan?
Kryeministri i rrëzuar i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se mocioni i djeshëm provokoi një rënie të domosdoshme.
Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.
Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.
Isa Mustafa rrëzon Albin Kurtin në Kosovë
Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti. Mocioni i ndërmarrë nga partneri i tij në qeveri, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kaluar me miratim të gjerë ndërkohë që gjatë gjithë ditës, Kurti ka replikuar dhe i është përgjigjur akuzave të ndryshme.